Në rendin e ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ishte edhe votimi i pr/ligjit për Amnistinë Penale, por Partia Socialiste e tërhoqi sepse nuk i kanë 84 votat që duhen. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha për mediat se PS nuk do votat as të Lulzim Bashës as të Rithemelimit, por votat e deputetëve të Kuvendit. Manja tha se do marrin mbi 90 vota pro për miratimin e amnistisë penale.
“Nuk duam një amnisti me vota të kondicionuara. E kemi për detyrë të japim votën për këtë akt dëshire, humanizmi, janë 700 burra dhe gra që presin nga ky akt dëshire. Ka mbi 4 vite që ky parlament nuk ka bërë amnisti. Nuk dua votat e Lulzim Bashës me kusht. Dua votat e kuvendit të Shqipërisë të lexojnë ligjin. Votat janë aty në sallë. Do ketë mbi 90 vota ky ligj, ka deputetët të përgjegjës në atë sallë. Një pjesë të atyre kanë qenë shtysë që të sjellim një ligj”, tha Manja.
Lexo edhe :
Related Posts
Më herët, kryetari i grupit parlamentar të PS-së Bledi Çuçi deklaroi se u tërhoq në respekt të traditës për ta votuar me konsensus.”U tërhoqëm në respekt të traditës së deritanishme që të votohet me konsensus, sepse perfituesit e këtij ligji janë qofte te majte apo te djathtë. Ne i kemi solide votat tona. Ka dhe të tjerë brenda parlamentit që e votojmë amnistinë dhe ne jemi të duruar për të respektuar traditën”,-tha Çuçi.
I pyetur nëse në vazhdim do të ketë negociata me opozitën, Çuçi tha se do të shihet në vijim se çfarë qëndrimi do të ketë opozita. ”Në respekt të këtij bashkëpunimi, sot e tërhoqëm do shohim në ditët në vijim qëndrimin e opozitës”.