Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë hodhi poshtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke rikonfirmuar në detyrë prokuroren Daniela Sulaj.
Prokurorja e Tiranës u shkarkuar nga KPA në korrik të vitit 2021 pasi evidentoi mospërputhje të deklarimeve të subjektit me faktet e konstatuara gjatë hetimit administrativ, mungesë financiare në një vit si dhe e konsideroi “mungesë etike” ndërtimin e një shtëpie pa leje. Sulaj i kundërshtoi gjetjet në kriterin e pasurisë dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.
Daniela Sulaj e ka filluar karrierën në vitin 2004 si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe prej vitit 2008 ishte e emëruar në Prokurorinë e Tiranës.
