Gruaja që u largua nga Mbretëria e Bashkuar për t’iu bashkuar ISIS-it në moshën 15-vjeçare ka humbur sfidën e saj në Gjykatën e Apelit për vendimin e heqjes së shtetësisë britanike. Shamima Begum shkoi në Siri në vitin 2015 me dy shokë të shkollës për t’iu bashkuar grupit terrorist. Ndërsa ishte atje, ajo u martua me një luftëtar të ISIS dhe kaloi disa vite duke jetuar në Raqqa. Begum u rishfaq më pas në al-Hawl, një kamp refugjatësh sirianë në vitin 2019. Ajo u cilësua në titujt e mediave ndërkombëtarë si “nusja e ISIS” pasi iu lut qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që të lejohej të kthehej në vendin e saj për lindjen e djalit.
Sekretarja e atëhershme e Brendshme, Sajid Javid hoqi nënshtetësinë e saj britanike në shkurt të atij viti dhe djali i porsalindur i Begum vdiq në një kamp refugjatësh sirianë një muaj më pas. Ajo tha për mediat në Mbretërinë e Bashkuar se kishte dy fëmijë të tjerë para foshnje që ndroi jetë. Begum ka bërë disa apelime publike ndërsa luftoi kundër vendimit të qeverisë, ku më së fundi u shfaq në dokumentarin e BBC-së, “The Shamima Begum Story” dhe një seri podkastesh me 10 pjesë të BBC-së. Në serinë e podcast-it, ajo këmbënguli se nuk është një person i keq. Ndërsa pranoi se publiku britanik e shihte atë si një rrezik. Avokatët e saj kanë argumentuar se ajo ishte viktimë e trafikimit të fëmijëve dhe se vendimi ishte i paligjshëm pasi e bënte atë pa shtetësi.
