Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Shqipëria s’duhet të shkojë në Hagë për çështjen e detit me Greqinë. SHBA të negociojë dialogun”

11:20 / February 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Xhezair Zaganjori
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studiues dhe ish-gjyqtarë të Kushtetueses i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare dhe asaj greke që të rinegociojnë marrëveshjen për kufijtë detare dhe shprehen kundër dërgimit të saj në Hagë.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-relatori i çështjes së marrëveshjes së detit, që u rrëzua në vitin 2010, Xhezair Zaganjori, shpjegon se marrëveshja e re Shqipëri-Greqi duhet t’i referohet vendimit të 14 viteve më parë.

“Praktikisht, gjykata arrin në konkluzionin se aty nuk kemi të bëjmë me shelfin kontinental. Ajo titulllin e ka mbi ndarjen e shelfit kontinental, në një kohë që mbi 150 rrathë që janë përdorur për përcaktimin e vijës detare, 140 janë të ujërave territoriale.

Nuk mund të thuhet asolutisht, sepse kjo e ndihmoi Gjykatën Kushtetuese për të evidentuar një fakt shumë të rëndësishëm sepse hidhet praktikisht poshtë vendimi i Konferencës së Ambasadorëve për kufijtë jugorë. Kjo prish edhe raportet.

Po të merret vijë bazë gjiri i Sarandës, ai të vjen mu përpara Sarandës vija e kufirit”, tha Zaganjori.

Në mungesë të një marrëveshjeje të re, studiuesit sugjerojnë që të dy vendet të rifillojnë negociatat e lëna pezull prej vitit 2018.

Madje studiuesi Agron Alibali propozon që kjo marrëveshje të ndërmjetësohet nga SHBA.

“Mendimi im është që nëse ka mundësi për t’u ulur në bisedime, duhet bërë kjo gjë. Duhet parë mundësia nëse mund të realizohet zgjidhja e kësaj mosmarrëveshjeje me Greqinë në kuadrin e një ndërmjetësimi nga ana e SHBA”, tha Alibali.

marrëveshjes së detit Xhezair Zaganjori
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.