Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Gjirokastra pa rampa, invalidët pa akses në zonën muzeale

14:55 / February 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rampa11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mungesa e rampave në të gjithë zonën muzeale i ka përjashtuar personat me aftësi të kufizuara nga jeta kulturore në Gjirokastër. Vjollca Koko, me profesion mjeke, njëkohësisht kryetare e shoqatës së invalidëve para dhe tetraplegjikë, apelon për ndërgjegjësim institucional, ndërsa shprehet se problem janë dhe vendparkimet për këtë kategori.

Rampat

“E ke të detyruar me ligj zotëri, që atë që bën ta bësh edhe për mua, s’ke pse më ngre me karrocë mua me kamerierët nëpër shkallë”.- thotë mjekja Vjollca Koko.

Të vizitosh një muze apo të shijosh aktivitete të ndryshme kulturore që zhvillohen në Gjirokastër, është e pamundur për personat me aftësi të kufizuara, për shkak se në të gjithë zonën muzeale të qytetit mungojnë rampat.

“Unë si qytetare e thjeshtë e këtij qyteti e kam të pamundur të marr pjesë në festivale apo të ndjek aktivitete që bëhen në kinema, jam e përjashtuar nga ato aktivitete që bëhen në qafë të pazarit, nuk kam pasur mundësi të shkoj në këto aktivitete”.- u shpreh mjekja Vjollca Koko.

Vjollca Koko, thotë se është diskriminues fakti që në një qytet si Gjirokastra të mos këtë asnjë mundësi që personat me aftësi të kufizuara të kernë akses në jetën kulturore të qytetit.

“Gjirokastra duhet të bëhet së pari për ne qytetarët dhe pastaj i jep mundësi të huajve që kanë dëshirë të vizitojnë Gjirokastrën. Ne mund të kemi rampa me komandë të lëvizshme, mundësitë janë të shumta. Na mungon ndërgjegjësimi institucional kur jepen leje, por ne na mungon dhe ndërgjegjësimi shoqëror. Ligji nuk është vetëm për institucionet, por për të gjithë që ofrojnë shërbime për publikun”.– tha mjekja Vjollco Koko.

Drejtuesit e Bashkisë së Gjirokastrës jashtë kamerës kanë konfirmuar për Report TV se ekziston një projekt i cili i jep zgjidhje kësaj problematike, por pa dhënë më shumë detaje për implementimin e tij. Në Gjirokastër, veç mungesës së rampave në shumë institucione, problem mbetet edhe “zaptimi” i vendparkimeve të posaçëm për personat me aftësi të kufizuara nga persona të tjerë.

Gjirokastra pa rampa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

09:28 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.