Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

2023 viti i turizmit në Berat, drejtori i Muzeut Onufri: Kanë nisur vrullshëm prenotimet për këtë vit

10:01 / February 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berati2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

2023, viti i turizmit në Berat. Statistikat flasin qartë se vendet më të vizituara të turistëve (vendas e të huaj) kanë qënë Muzeu Kombëtar Ikonografik Onufri, Kalaja dhe dy lagjet muzeale: Mangalem e Goricë.

Të dhënat që paraqesin sot agjencitë turistike në qytet flasin për një fillim të dukshëm të prenotimeve nga turistë të huaj, të cilët ndër destinacionet e tjera në Shqipëri, kanë përzgjedhur edhe Beratit në guidat e tyre një dhe dy ditore.

Drejtori i Muzeut Ikonografik Onufri, Miklor Pasku, ka konfirmuar se viti 2023 është viti i turizmit, viti më i jashtëzakonshëm e me shifra përtej çdo parashikimi të turistëve që kanë vizituar “Muzeun Onufri”.

“Ne flasim për 75 mijë vizitorë, që e kanë vizituar “Muzeun Onufri” në vitin 2023,gati dyfishi i atyre që e kanë vizituar këtë muze në vitin 2022.Muzeu ka qenë i tejmbushur përtej çdo kapaciteti, sidomos në muajt e verës, ndërkohë që sezoni u zgjat deri në muajin nëntor 2023.Interesi për ta vizituar këtë muze është shumë i lartë, pasi ai është i përfshirë tashmë në të gjitha guidat e agjencive turistike. Turistët më të shumtë në numër që kanë vizituar “Muzeun Onufri” janë: Spanjollët, Polakët dhe Italianët, që pasohen nga vizitorët nga Franca, Gjermania, SHBA, vendet Arabe, Azia e Largët, Japonia, Tunizia etj”, ka thënë Pasku.

Berat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Nga një aksident në një akuzë për vrasje: Si u zbardh pas 20 vitesh misteri i vdekjes së Bernadette Vander Meer

16:55 / July 20, 2026

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.