Ministrja e Kulturës, Elva Margariti rrëfen momentin se si u kthye në Shqipëri dhe se si e priti pozicionin e ministres nga kryeministri Edi Rama.
E ftuar në Top Channel, ajo flet edhe për jetën private.
Kthimi
Pesë vite më parë jam kthyer. Ardhja e Papës solli një energji shumë të madhe në Shqipëri. Ardhja e Papës në 2014, solli një ndryshim, ndoshta ju brenda në Shqipëri nuk e perceptonit, por unë nga larg dëgjoja aktiviteteve. Ka pasur një gjallëri. Tirana dhe Shqipëria në përgjithësi ka gjallëri. Çfarë i mungon qyteteve të vjetra në Itali dhe vende të tjera evropiane. Unë jam afruar për një nga projektet e mëdha të ardhjes së Papës. Ishte një hap që më bëri të qëndroja këtu dhe të ecja gjithnjë e më tepër në Shqipërinë time.
Propozimi për ministre
Nuk ishte aspak në projeksionet e mia. Ishte një surprizë. Me të vërtetë, siç jam unë një person me këmbë në tokë, mu duk një gjë tej mase e madhe në fillim. Pastaj, fillova ta shikoja si një sfidë. Unë çdo hap që kam ndërmarrë e kam parë si një sfidë me veten time. Kur e shikon që dikush shikon tek ti një pozicion më të lartë se sa ti shikon tek vetja, ok thua nëse të tjerët e kanë këtë besim tek unë, unë do ta arrij edhe këtë. Asnjëherë nuk e di se çfarë dyersh do të të hapen përpara dhe asnjëherë nuk do të dalësh pa përfituar diçka, një rritje minimalisht të vetvetes.
Familja
Mundohem t’ia dedikoj familjes. Kam një vajzë 9 vjeç, e cila mezi pret që të kalojë kohën e lirë me mamanë. Bëjmë shumë art, më ka ngjarë. I pëlqen të ndërtojë gjëra të vogla vetë. Nga familja e tim shoqi janë familje muzikantësh. Kështu që ajo luan piano njësoj si gjyshja e vet, si halla e vet.
