Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Bum” transaksionesh në euro, sistemi që ul komisionet sjell më shumë kalime bankare

15:15 / February 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1687955037 paratepadeklaruara
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë vitit 2023 transfertat kombëtare në monedhën euro erdhën në rritje.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, përmes sistemit Aips Euro vitin e shkuar u regjistruan 249 mijë transaksione, një shifër 60% më e lartë se viti 2022, kur nisi të funksiononte sistemi.

Në rritje prej 24% është edhe vlera e transkasioneve, në raport me një vit më parë.

Ekspertët i shpjegojnë shifra të tilla me euroizimin e ekonomisë shqiptare, ku flukset hyrëse të euros janë në rritje dhe për pasojë, ka një nevojë më të madhe për përdorimin e sistemeve me kosto më të ulëta.

“Ishte një sistem relatvisht jo i sigurt, kërkonte shumë kohë për të procesuar dhe adoptimi I sistemit të ri, krijon një përshpejtim në kohë dhe ulje relative të kostos së transfertave. Është e domosdoshme për Shqipërinë që të ketë sisteme të besueshme fondesh dhe pagesash që të jenë të shpejta dhe relativisht me kosto të ulëta. Shifrat që janë të mira për rritjen e përdorimit të këtij sistemi nuk tregojnë gjë tjetër veçse një shfryrje të nevojave që vendi kishte”, thotë Mateo Spaho, ekspert i tregut bankar.

Para ngritjes së këtij sistemi, transfertat kombëtare në euro mund të bëheshin vetëm nëpërmjet përdorimit të llogarive që bankat shqiptare kanë në banka mwmw jashtë vendit, me vonesa në kohë dhe komisione që arrinin deri në 300 euro.

“Kemi një ulje të ndjeshme të komisioneve edhe sepse është më i vogël angazhimi nga ana e institucioneve financiare në Shqipëri të kohës që nevojitet për të trnasferuar paratë dhe të burimve njerëzore. Në fillim pati rënie me 20-30% dhe kjo ulje po bëhet edhe më shumë domethënëse. Pritet që sistemi të mos përdoret vetëm nga biznesmenët, por të ketë një demokratizim të përdorimit dhe të përdoret edhe nga shtresa të mesme”, shprehet Spaho.

Përmes sistemit Aips Euro, komisioni më i ulët që individët paguajnë për një transaksion është 6 euro, i cili në çdo rast nuk duhet të jetë më i lartë se 50 euro. Nëse veprimet bëhen elektronikisht, pa u paraqitur fizikisht në degët e bankave të nivelit të dytë, këto komisione janë edhe më të ulëta.

Aips Euro tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkollë edhe gjatë verës: Pr.buxheti 2027 përfshin “Summer School”, bashkë me programin “Pas shkolle”

16:55 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.