Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Mbi një miliard njerëz obezë në mbarë botën

13:55 / March 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
obezitet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më shumë se një miliard njerëz jetojnë me obezitet në mbarë botën, tregojnë vlerësimet globale të publikuara në “The Lancet”. Sipas të dhënave të vitit 2022, kjo përfshin rreth 880 milionë të rritur dhe 159 milionë fëmijë. Normat më të larta janë në Tonga dhe Samoa Amerikane për gratë dhe nw Samoa Amerikane dhe Nauru për burrat, me rreth 70-80% të të rriturve që jetojnë me obezitet.

Nga rreth 190 vende, Britania e Madhe renditet në vendin e 55-të më të lartë për meshkujt dhe në vendin e 87-të për femrat. Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve thotë se ka nevojë urgjente për ndryshime të mëdha në mënyrën se si trajtohet obeziteti.

Obeziteti mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të shumë gjendjeve serioze shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2 dhe disa lloje kanceri. Duke renditur normat globale të obezitetit studiuesit zbuluan se: SHBA renditet në vendin e 10-të për meshkujt dhe në vendin e 36-të për femrat, India renditet e 19-ta më e ulëta për femrat dhe e 21-ta më e ulëta për meshkujt dhe Kina është e 11-ta më e ulëta për femrat dhe e 52-ta për meshkujt.

Raporti përfshin vitet 1990 dhe 2022, zbuloi se shkalla e obezitetit u katërfishua tek fëmijët dhe adoleshentët. Ndërkohë për të rriturit, norma është më shumë se dyfishuar tek femrat dhe gati trefishuar tek meshkujt. Në të njëjtën kohë, përqindja e të rriturve të klasifikuar si nënpeshë ka rënë me 50%, por studiuesit theksojnë se ende mbetet një problem urgjent, veçanërisht në mesin e komuniteteve më të varfra.

obes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026

Truri në laborator, mbijeton për 5 vite

15:38 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.