Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Goditja e bandave dhe ngjarjet kriminale, Dumani dhe Kraja takohen me kryeprokurorin e Malit të Zi

14:24 / March 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dum
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Goditja e bandave kriminale shqiptare dhe atyre malazeze ka qenë në fokus të diskutimit që kanë zhvilluar kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurori Arben Kraja me homologët e tyre në Malin e Zi.

Në një njoftim për mediat, SPAK bën me dije se mes dy shteteve do të forcohen më shumë marrëdhëniet për shkëmbimin e informacioneve dhe goditjen e grupeve kriminale.

“Në takimin me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, një rëndësi të veçantë  i’u kushtua diskutimeve për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, lehtësimit të shkëmbimit të informacioneve dhe eksperiencave më të mira, propozimit për krijimin e Skuadrave të Përbashkëta Hetimore, me qëllim pasjen e një qasje sa më të koordinuar dhe të sukseshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, njofton SPAK.

Bashkëpunimi mes bandave shqiptare dhe atyre malazeze kanë sjellë një sërë ngjarjesh kriminale.

Ngjarja më e fundit ka qenë ekzekutimi mafioz i shqiptarit Edmond Mustafa në qendër të Tivarit.

Dyshohet se ai u vu në shënjestër për shkak të lidhjes intime që kishte me gruan e shokut.

Mustafa më 27 mars 2022, ishte marrë në pyetje në ambientet e Departamentit për Kundër Krime të Rënda të Administratës Policore të Malit të Zi dhe në atë kohë ka kërkuar statusin e dëshmitarit të bashkëpunëtorit duke ekspozuar vrasje të rënda dhe krime të tjera të kryera nga anëtarët e klanit Skaljar dhe të klanit Kavac.

Pikërisht, goditja e këtyre klaneve mendohet të ketë qenë edhe vizita e e Dumanit dhe Krajës në Malin e Zi.

Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shënohen 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, figura shqiptare që frymëzoi botën

09:11 / September 5, 2026

Zjarri në Himarë, Ministria e Mbrojtjes: 171 efektivë dhe 10 mjete në terren gjatë natës

09:05 / September 5, 2026

Rama në Itali për Forumin e Cernobbios, sot në panel me kryeministrin kroat Plenković! Në fokus e ardhmja e Evropës dhe roli i Mesdheut

08:58 / September 5, 2026

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

08:52 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.