Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “1 Maji” të qytetit të Korçës.
Dy persona të cilët ishin duke udhëtuar me një furgon kanë kaluar trotuarin dhe më pas janë përplasur me katin e parë të një ndërtese.
Ngjarja ka ndodhur reth orës 18.30 kur furgoni është parë të udhëtonte me shpejtësi të lartë para se të përplasej.
Nga të dhënat e para mësohet se ka mbetur I lënduar drejtuesi I mjetit dhe një pasagjer, identiteti I të cilëve ende nuk është bërë I ditur.
Dëshmimtarë pranë këtij aksi.denti thanë se pasojat do të ishin më të rënda nga qarkullimi I shumë qytetarëve ato momente në rrugë, por drejtuesi I mjetit ka zgjedhur të devijojë drejt një banese.
Furgoni shërbente për të transportuar qytetarë që frekuentonin një kalceto të qytetit të Korcës.





