Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Braktisja e foshnjeve, që në maternitet. Kryesisht nga nënat e vetme dhe studentet

18:08 / March 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
beba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të sjellësh në jetë një fëmijë jashtë martese, ende gjykohesh në shoqërinë shqiptare. Drejtues të shtëpisë së foshnjes në Tiranë thonë se nënat e vetme apo edhe studentet janë ato që më së shumti pasi sjellin në jetë një foshnje heqin dorë prej saj.

“Shkaqet e braktisjes së fëmijëve në maternitet që nga lindja janë peërgjithësisht arsyet social-ekonomike, janë kryesisht nëna të vetme ose vajza studente, quhen si fëmijë jashtë martese dhe për shkak se nuk kanë mbështetje qoftë nga familja e gjerë apo edhe për shkak të kushteve në të cilat ndodhen detyrohen që fëmijën ta lenë në kujdesin e shtetit”, thotë drejtoresha e shtëpisë së foshnjes në Tiranë, Orieta Metaj.

Ndonesë numri ndër vite ka ardhur në ulje, braktisja e fëmijës vijon të jetë një fenomen në shoqërinë shqiptare.

“Vitin e fundit ka një ulje të paktën për prurjet e fëmiëjve që akomodohen në institucionin tonë. Ndërsa në vitet e mëparshme prej një harku 4-5 vjet, mesatarisht kemi një numër 9-10 fëmijësh që braktisën që nga lindja në institucionet e maternitetit”.

Aktualisht në shtëpinë e foshnjes në Tiranë janë të strehuar 27 fëmijë nën 6 vjeç.

“Fëmijët më të vegjël dhe banorët më të rinj të institucionit tonë janë 3-4 muajsh. Koha e qëndrimit janë deri në 6 vjeç dhe më pas pasi mbush moshën bëhet transferimii fëmijës në një institucion tjetër. Në 90 % të rasteve i nënshtrohen procedurës së deklarimit të braktisjes dhe më pas birësimit të tyre”.

Në Shqipëri janë tre shtepi foshnjesh të cilët kudjesen për 62 fëmijët nën 6 vjeç që janë braktisur nga familja apo që ju hiqet e drejta e prindërimit për shkaqe të ndryshme.

Nëse brenda 6 vitesh nëna biologjike vendos përfundimisht shkëputjen nga fëmija, ky i fundit i nënshtrohet procedurave të birësimit.

braktisja maternitet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.