Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sekuestrimi i telefonit, Kryemadhi bën rekurs në Gjykatën e lartë. SPAK po proceson në dy hetime

09:21 / March 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kryemadhi en spak 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në datë 1 mars, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka bërë rekurs ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Igerta Hysi, më 04.01.2024 nuk pranoi apelimin e Kryemadhit, për t’ja rikthyer telefonin.

Kërkesa e Kryemadhit për t’ja kthyer celularin, u hodh poshtë nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, që e konsideroi përpjekjen gjyqësore të deputetes të pabazuar ne ligj dhe në prova. Telefoni është sekuestruar pas kontrolleve ndaj personave të pyetur në dosjen Meta-Kryemadhi, të bashkuara prej një viti në një procedim të vetëm. Ajo që është publike është fakti që SPAK po proceson dy hetime mbi çiftin Meta të bashkuara me një fraksion.

I pari lidhet me një kallëzim të depozituar në SPAK për akuzën e Korrupsionit, Pastrimit të parave dhe fshehjes të të ardhurave. Në denoncimin e avokatit Idajet Beqiri, përmendet se bashkëshortët Meta-Kryemadhi kanë kryer ndërhyrje estetike në një klinikë private jashtë vendit dhe se nuk kanë deklaruar shpenzimet.

Hetimi për dyshimet e pastrimit të parave ka sjellë automatikisht hetim pasuror. Një tjetër hetim është edhe ai i denoncimit në episodin e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohur ndryshe si lobimi 700 mijë dollarësh.

Monika Kryemadhi telefoni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026

KAS la në fuqi mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës

15:55 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.