Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministri italian i Mbrojtjes: Ju mbështesim edhe për bazën detare të Porto-Romanos

19:59 / March 4, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Guido Kroseto o. Crosseto
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Italia do të mbështesë Shqipërinë edhe për bazën tjetër të NATO-s në Shqipëri, atë detare të Porto Romanos.“

Kështu deklaroi ministri i Mbrojtjes i Italisë Guido Kroseto (o. Crosseto) në një intervistë ekskluzive për Radiotelevizionin Shqiptar, duke theksuar se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë është historik.

“Italia ka një bashkëpunim shumë të fortë me Shqipërinë. Ky bashkëpunim daton shumë vite më parë dhe është thelluar edhe më tej vitet e fundit. Në fakt, sot jemi këtu në inaugurimin e kësaj baze me avionët italianë, për të përforcuar edhe njëherë faktin, se bashkëpunimi ynë do të vijë mes Italisë dhe Shqipërisë. Ne e vlerësojmë shumë punë që ka bërë dhe po bën qeveria shqiptare, më së shumti kryeministri Edi Rama, që pas NATO-s vendi të bëhet edhe pjesë e Bashkimit Evropian. Jemi duke mbështetur edhe iniciativën e qeverisë për të ndërtuar edhe bazën e Porto-Romanos, një bazë e NATO-s jo vetëm tokësore e ajrore, por edhe detare. Marrëdhëniet do të vijojnë edhe në vitet e ardhshme, pasi Italia e Shqipëria janë dy aleatë historikë,” deklaroi ministri italian.

Sa i përket situatës në Kosovë, ministri Kroseto tha se edhe Italia kërkon përmirësim të marrëdhënieve dhe në bashkëpunim edhe me Shqipërinë, tashmë situata është normalizuar.

“Mendoj se ju e dini që ne jemi duke punuar shumë, dhe kemi një mision ushtarak prej vitesh tashmë në Kosovë si pjesë e KFOR-it atje. Aty deri tani numërohen mijëra ushtarakë, që kanë kryer misionin aty. Kemi qenë përherë një vend që ka kërkuar bashkëpunim mes Kosovës dhe Serbisë, këtë po bëjmë edhe në këto muajt e fundit kur situata është përkeqësuar dhe kemi arritur që të qetësojmë ujërat. Këtë po e realizojmë duke bashkëpunuar me shumë vende të tjera, si Shqipëria për shembull,” tha z. Kroseto.

I pyetur lidhur me propozimin e kryeministrit Rama për mundësinë e nisjes së prodhimit të municioneve luftarake nga Shqipëria, z. Kroseto duket se është në të njëjtën linjë.

“Me rëndësi është që jemi në një moment kur të gjitha vendet janë duke punuar, pasi vështirësitë e periudhës dhe luftërat që po zhvillohen në disa vende. Për sigurinë mendoj se duhet një shtim i kapaciteteve prodhuese për pajisjet ushtarake. Çdo vend mendoj se po e shikon çështjen në këtë këndvështrim dhe besoj se edhe Shqipëria po vepron në të njëjtën mënyrë,” u shpreh ministri italian.

Sipas tij, në një kohë e cila po karakterizohet nga sfida të shumta, Italia dhe Shqipëria do të kenë “horizonte të tjera bashkëpunimi”.

Guido Kroseto (o. Crosseto) nato
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.