Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Kupa e Shqipërisë/ Tirana i falet portierit Kozi, eliminon Teutën! Vllaznia “shkërmoq” Erzenin 6-1

20:15 / March 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1709751268 kupafotooktr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kupa e Shqipërisë mbylli fazën çerekfinale. Këtë të mërkurë dy biletat e mbetura për në gjysmëfinale i kanë marrë Tirana dhe Vllaznia, që kanë eliminuar Teutën dhe Erzenin.

Në “Elbasan Arena” Tirana eliminoi Teutën nga Kupa e Shqipërisë në një ndeshje dramatike, me 120 minuta lojë dhe 14 penallti. Me duelin e parë që ishte mbyllur 0-0, ndeshja në Elbasan nisi më mirë për miqtë nga Durrësi. Ishte Peposhi nga pika e bardhë e penalltisë që kaloi Teutën në epërsi, teksa Tirana barazoi vetëm në minutën 90+8 me Nikqin.

Pas barazimit 1-1 skuadrat iu drejtuan shtesës prej 30 minutash, teksa edhe në këto minuta nuk u shënua gol. Më pas ishte koha e “ruletës së penalltive”, me Tiranën që fitoi 6-5. Heroi i bardhebluve ishte Leon Kozi, që priti dy penallti.

Vllaznia është gjysmëfinalistja e katërt e Kupës së Shqipërisë. Në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, Vllaznia fitoi 6-1 kundër Erzenit dhe merr një biletë për më tej. Paçka se rezultati 6-1 tregon shumë, shkodranët s’e kanë pasur të lehtë, me ndeshjen që shkoi me shtesë dhe u deshën 120 minuta për të vijuar më tej. Erzeni sfidën e parë e kishte fituar 2-1 dhe Vllaznia u imponua në shtëpi.

Mala dhe Balaj shënuan në pjesën e parë për avantazhini e dyfishtë të Vllaznisë, teksa Atanda la Erzenin me një lojtar më pak. Autogoli i Stojanovic e dërgoi rezultatin në 2-1 dhe ndeshja u drejtua drejt shtesës prej 30 minutash. Vendasit u treguan të papërmbajtshëm dhe shënuan tripletë me Gomes si edhe Balaj. Kështu, me rezultatin 6-1 sot Vllaznia kalon më tej.

Pas Egnatias dhe Kukësit, sot Tirana e Vllaznia sigurojnë biletat e mbetura për në gjysmëfinale, me shortin e lirë që do hidhet javën që vjen për të mësuar dy çiftet.

Kupa e Shqipërisë, faza çerekfinale:

E martë

13:30 Egnatia 3-1 Laçi (1-0)

17:00 Partizani 0-1 Kukësi ‘3-4 me penallti’ (1-0)

E mërkurë

13:30 Tirana 1-1 Teuta ‘6-5 me penallti’ (0-0)

17:00 Vllaznia 6-1 Erzeni (1-2)

eleminon kupa tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Pensionistët italianë në Shqipëri të alarmuar: Tani Tirana dëshiron të na taksojë 15%

11:00 / February 1, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.