7 Marsi është kthyer në një festë për mësuesit dhe arsimtarët dhe festohet në të gjitha shkollat e vendit me aktivitete të shumta në shenjë falënderimi për mësuesit për punën që bëjnë.
137 vite më parë në Korçë u hap Shkolla e Parë në gjuhën shqipe, një ngjarje me rëndësi kulmore për përpjekjet e popullit shqiptar për të ruajtur gjuhën dhe alfabetin e vet. Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve nën sundimin osman ishte rreptësishtë i ndaluar, shkolla e Korçës qëndroi e hapur për gati 20 vjet.
Lexo edhe :
Related Posts
Drejtuesit e saj ishin figura të njohura të Rilindjes Shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami etj. Kontributi i madh që këta patriotë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që kishin. për të përhapur diturinë mes njerëzve.