Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sa banorë ka Shqipëria, 3.1 milionë, 2.76, 2.65, apo më pak? Ja çfarë tregojnë të dhënat e CIA

10:01 / March 10, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shqiperia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Eduard Zaloshnja

Faqja statistikore në internet e CIA-s amerikane (CIA World Factbook) jep një vlerësim statistikor për numrin e vjetshëm të banorëve të Shqipërisë – plot 3.1 milionë (lexo këtu: https://www.cia.gov/the-world-factbook/countries/albania/#people-and-society ).

Nuk jepen shpjegime në atë faqe sesi analistët e CIA-s kanë arritur në këtë vlerësim statistikor, por ky i fundit është plot 340 mijë banorë më shumë se sa vlerësimi statitstikor i INSTAt-it tonë rreth popullsisë banuese në Shqipëri – sipas INSTAT-it, vetëm 2.76 milionë banonin këtu më 2023 (https://www.instat.gov.al/al/temat/treguesit-demografik%C3%AB-dhe-social%C3%AB/popullsia/publikimet/2023/popullsia-e-shqip%C3%ABris%C3%AB-1-janar-2023/ ).

Ndryshe nga CIA, INSTAT-i jep shpjegime të hollësishme të metodologjisë që ka përdor për të arritur në vlerësimin statistikor të 2.76 milionë banorëve. Konkretisht, popullsisë banuese të Censit 2011, i ka shtuar e zbritur për çdo vit lindjet, vdekjet, emigrimet dhe imigrimet, për të arritur tek shifra 2.76 milionë më 2023.

Sidoqoftë, meqë emigrimet (largimet nga vendi) dhe imigrimet (rikthimet në vend) nuk mund të maten në mënyrë precize, edhe shifra 2.76 milionë banorë e INSTAT-it është e përafërt. Prandaj edhe bëhet Censi i popullsisë çdo dekadë – për t’i precizuar shifrat statistikore.

Para se të fillonte anketimi për Censin në tetorin e vjetshëm, unë pata rastin të dizenjoja e të drejtoja një sondazh rigoroz në terren (nga Konispoli në Vermosh), prej të cilit më rezultoi se vetëm 68.3% e banorëve të këtushëm në moshë për votim (18 vjeç e sipër) kishin marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit vjet. Dhe duke ditur që KQZ-ja ka zyrtarizuar se numri i pjesëmarrësve në zgjedhjet e 14 majit ishte pothuaj 1 milion e 400 mijë, llogarita se rreth 650 mijë banorë të tjerë të këtushëm në moshë për votim nuk kishin votuar. Pra gjithsej, ishin këtu rreth 2 milionë e 50 mijë banorë të rritur (plus/minus 50 mijë marzhi i gabimit të lejuar statistikor të sondazhit).

Më tej, duke ditur se banorët e rritur përbëjnë vetëm 77.5% të popullsisë banuese, llogarita se numri i banorëve të këtushëm gjithsej (të rritur, adoleshentë e fëmijë) ishte vjet rreth 2.65 milionë (plus/minus 50 mijë marzhi i gabimit të lejuar statistikor të sondazhit).

Kur filloi puna në terren për Censin, INSTAT-i deklaroi se do të publikonte në fund të janarit një vlerësim paraprak të numrit të banorëve. Por më tej, ka deklaruar se do të publikojë vetëm shifrën përfunditare (në qershor), pasi t’i ketë bërë të gjitha riverifikimet në terren e në sistemin digjital të përdorur për Censin.

Se çfarë problemesh ka hasur apo po has INSTAT-i me Censin, nuk është bërë publike, por publiku po pret me kuriozitet shifrën përfundimtare të popullsisë banuese në Shqipëri. Është 3.1 milionë, sa ç’e ka vlerësuar statistikisht CIA amrikane? Është 2.76 milionë sa ç’e ka vlerësuar statistikisht vetë INSTAT-i para se të fillonte Censi? Është 2.65 milionë sa ç’e kam vlerësuar statistikisht unë? Apo më pak?

Ndërkohë një shifër precize dihet: Në Gjendjen Civile të Shqipërisë ishin të regjistruar në fund të 2023-shit pothuaj 4.65 milionë shtetas shqiptarë (pavarsisht se ku jetojnë ata, brenda apo jashtë vendit). Pra ndryshe, mund të diskutohet nëse kemi rreth 1.55 milionë shtetas shqiptarë në emigracion (4.65 minus 3.1), rreth 1.89 milionë (4.65 minus 2.76), rreth 2 milionë (4.65 minus 2.65), apo më shumë (4.65 minus X).

65ed6427d2b72tab

eduard zaloshnja Sa banorë ka Shqipëria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës s’lejojnë prezantimin e raporteve për ‘Territorialen’! Boçi i bllokon foltoren Maznikut

14:15 / July 23, 2026

Protestues të maskuar nxisin përplasjen para Kuvendit! Tregojnë edhe gishtin e mesit 

14:07 / July 23, 2026

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, seanca ndërpritet sërish

13:01 / July 23, 2026

Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Kryeni regjistrimin e fëmijëve në shkolla përmes e-Albania

12:57 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.