Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kush është emri i opozitës për kryeministrin e ardhshëm? Përgjigjet Vokshi: Fushatën do ta drejtojë Berisha, por…

17:14 / March 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albana vokshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD Albana Vokshi foli pak më gjatë lidhur me bashkimin e opozitës dhe krijimin e Konfederatës.

Ajo u shpreh për “Breaking” në Top News se vendimi për bashkimin e opozitës është marrë në mënyrë unanime në mbledhjen e Kryesisë.

“Pas diskutimesh, Kryesia ka dalë me një vendim unanim, nuk ka përçarja. Pavarësisht se gjithsecili mund të ketë pasur mendimin e vet për mënyrën e bashkimit. Kjo është demokracia, që vendimi të jetë unanim. Ne do vijojmë në shtimin e radhëve të kësaj konfederate, që kanë kauza të përbashkëta. Përballja me regjimin, krijimin e kushteve për zgjedhje të lira, janë pikat që na bashkojnë. Nga këtu fillojnë të gjitha të drejtat kushtetuese të qytetarëve. Kjo është kauza kryesore dhe më tej do shtjellohet dhe në të njëjtën kohë, sa i përket Reformës Zgjedhore, kur të pranohen kërkesat tona nga mazhoranca, ne do jemi palë aktive për të zbatuar rekomandimet e OSBE/ODIHR”, u shpreh Vokshi.

Sa i përket formulës për zgjedhjen e kandidatit për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, ajo tha se rëndësi ka që opozita po bashkohet.

“E rëndësishme është që opozita po bëhet bashkë, ashtu siç premtoi Berisha dy vite më parë. Me rëndësi që dalim si fron i bashkuar, dhe pas fitores së zgjedhjeve, atëherë qytetarët me votë do të zgjedhin kryeministrin. Ndërkohë PD me drejtimin e Berishës do të ketë rolin kryesor në drejtimin e fushatës”, tha deputetja Vokshi.

Albana Vokshi PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kërcënohet deputetja?/ Koceku Mesazh grupit kriminal

11:38 / June 17, 2026

Përmbyllja e procesit të vetingut/ Peleshi: Reforma në Drejtësi ishte përballja me mosbesimin e qytetarëve

10:59 / June 17, 2026

Eric Wendt, ambasador i ri i SHBA-së në Tiranë/ Senati miraton emërimin me 51 vota

10:50 / June 17, 2026

Sezoni turistik 2026/ Vendosen kufizime për qarkullimin e mjeteve të rënda, ja kalendari i orareve

10:27 / June 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.