Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Të dënuarit në Reç peticion deputetëve të PD: Tregohuni të përgjegjshëm, miratoni amnistinë

09:44 / March 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kuvend votim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Amnistia penale ende vijon që të jetë peng e 84 votave që PS-ja nuk i ka, për ta votuar e vetme në Kuvend. Avokati Anton Kosteri në Shkodër përmes një deklarate për shtyp bën të ditur një kërkesë të burgosurve në burgun e Reçit, të cilët i bëjnë thirrje deputetëve të Parlamentit, kryesisht atyre të opozitës, që të votojnë amnistinë, një projekt ligj i propozuar nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

“Të burgosurit i janë drejtuar me një peticion deputetëve, konkretisht atyre të opozitës që të miratohet amnistia. Të burgosurit më kanë kërkuar që ta parashtroj këtë kërkesë në shenjë humanizmi dhe të lihet pas çdo lloj ndasie politike dhe deputetët të shkojnë dhe të votojnë në Parlament amnistinë.

Votimi i projekt ligjit për amnistinë do e ndajë atë deputet nga të gjitha mendimet se një kah i caktuar mund të ketë interes, gjë që nuk e mendojnë fare. Ata deputet që e votojnë këtë ligj do fitojnë jo vetëm preferencën e të burgosurve por gjithë popullit shqiptar.

I kërkojmë deputetëve që të tregohen të përgjegjshëm dhe ta votojnë. Këtë kërkesë tonën do e dërgojmë edhe në Parlament që të votohet sa më parë. Të burgosurit kërkojnë që amnistia të përfshijë uljen e dënimit minimalisht dy vite dhe e dyta i dënuari të konsiderohet personi që vendimi ka marrë formë të prerë deri në ditën që hyn në fuqi ligji”, u shpreh avokati Kosteri.

Amnistia penale deputetë peticion
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.