Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministri Mete takon të dërguarin e SHBA-së në Tiranë, diskutohet finalizimi i marrëveshjes së re të asistencës për Shqipërinë

11:06 / March 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
b44caf4e 1f8b 49b2 8e50 ac89c1658a7c
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Financave, Ervin Mete, priti në një takim zyrtar të ngarkuarin me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, David Wisner, i cili shoqërohej edhe nga Majori Adrian Liptrot, Drejtues i Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtjen në Ambasadën e SHBA.

Në takim u diskutua mbi mundësitë e rritjes së bashkëpunimit dhe mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë, edhe përmes marrëveshjes së re të ndihmës së Qeverisë Amerikane për vendin tonë. Mete vlerësoi mbështetjen që SHBA-të kanë dhënë dhe vijojnë të japin për Shqipërinë, në kuadër të reformave të rëndësishme dhe procesit të integrimit të vendit.

Në këtë kuadër, Ministri vlerësoi marrëveshjen e re të asistencës përmes programeve të financimit të USAID, ku parashikohet vijimi i mbështetjes për Shqipërinë deri në vitin 2030 në kuadër të forcimit të shtetit të së drejtës, qeverisjes së mirë dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Bashkëbiseduesit theksuan gjithashtu rëndësinë për të thelluar më tej bashkëpunimin dhe marrëdhëniet mes dy vendeve në fushën e sigurisë, edhe si aleatë në NATO. Në këtë drejtim, i Ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, Wisner shprehu gadishmërinë për të vijuar mbështetjen për Shqipërinë, në fusha si siguria kibernetike, modernizimi i mëtejshëm i forcave të armatosura dhe rritja e kapaciteteve mbrojtëse.

Ervin Mete SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.