Dita e Verës është pritur me atmosferë festive, ku në Tiranë po organizohen një sërë aktivitetesh, ndërsa qytetarët kanë mbushur rrugët.
Moti favorizues me diell ka bërë që qytetarët të dalin të shijojnë momente të veçanta.
Ndërkohë në qendër të Sheshit Skënderbej është vendosur një tank, por ndryshe nga të tjerët mbi të janë pikturuar lule shumëngjyrëshe.
Qytetarët janë bërë kuriozë dhe janë afruar për ta parë nga afër tankun, teksa nuk nguruan të shkrepnin edhe fotografi.

