Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Më bullizuan”/ Tentoi të vriste me makinë nënë e bir, çfarë deklaroi në polici infermieri

12:33 / March 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0290
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja janë bërë me dije me dije nga ngjarja në Shkodër, ku 38-vjeçari Mersin Mlloja tentoi të vriste nënë e bir, duke i përplasur me makinë.

Ai ka deklaruar në polici se ka tentuar të përplasë me makinë dy kolegët e tij të qendrës shëndetësore në Bushat, pasi e kanë bullizuar.

Mlloja u arrestua nga policia, teksa u sekuestrua edhe makina e tij.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte përplasur me automjetin që drejtonte, 2 shtetas që po kalonin në korsinë e dedikuar për këmbësorë, kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Në përfundim të veprimeve të kryera në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi Mersin Mlloja, 38 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Ky shtetas, më datë 15.03.2024, në Bushat, dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë, duke i përplasur me automjetin që drejtonte, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, 2 kolegët e tij, shtetasit D. N., 60 vjeçe dhe K. N., 32 vjeç (nënë e bir), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti që drejtonte shtetasi M. M. është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.

Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, një person gjendet i vrarë brenda një makine te “Vasil Shanto”

21:49 / October 20, 2026

Protestat në vendet e BE dhe Shqipëri, reagon shefi i OKB për të Drejtat e Njeriut: Dënoj dhunën, të ulen tensionet. Dialog mes palëve

21:29 / October 20, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.