“Çdo person i cili hyn/largohet në/nga territori i Shqipërisë është i detyruar të deklarojë shumat në të holla, çdo lloj instrumenti të negociueshëm të mbajtësit, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë dhe objektet antike, duke filluar nga shuma 10 000 Euro ose kundërvlera e saj në monedha të tjera.
Nëpërmjet projektligjit të ri të depozituar në Kuvend ndryshon edhe procedura e kontrollit dhe nivelet e shumave që janë të detyrueshme për tu deklaruar në kufi. Kështu sipas projektligji “Çdo person i cili hyn/largohet në/nga territori i Republikës së Shqipërisë është i detyruar të deklarojë shumat në të holla, çdo lloj instrumenti të negociueshëm të mbajtësit, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë dhe objektet antike, duke filluar nga shuma 10 000 (dhjetë mijë) Euro ose kundërvlera e saj në monedha të tjera, qëllimin e mbartjes së tyre si dhe dokumente justifikuese përkatëse. Kanë detyrim për deklarim edhe përfaqësuesit e personave që hynë/largohen me mjete sipas pikës 1, kur këto transportohen nëpërmjet shërbimit të kontejnerëve apo postar”, – thuhet në projektligj. Për të gjithë ata që shkelin këto dispozita nisma ligjore ka parashikuar edhe penalitete me gjoba që shkojnë deri në 40 për qind të shumës së padeklaruar. Persona që do jenë nën vëzhgimin e rept të institucioneve bankare, doganore dhe vet Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave do jenë edhe ata që kanë bërë një policë sigurimi jete.
Gjobat për ata që bëjnë deklarim të rremë
a) Për shumat nga 10,000-19.999 Euro ose kundërvlera e saj në monedha të tjera, gjoba është në vlerën 5% për herën e parë, 10% për herën e dytë si dhe 30% për rastet e tjera;
b) Për shumat nga 20,000-49.999 Euro ose kundërvlera e saj në monedha të tjera, gjoba është në vlerën 10% për herën e parë, 20% për herën e dytë si dhe 40% për rastet e tjera;
c) Për shumat mbi 50.000 Euro ose kundërvlera e saj në monedha të tjera, gjoba është në vlerën 15% për herën e parë, 30% për herën e dytë si dhe 50% për rastet e tjera” thuhet në projektligj.
