Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Atentati mafioz ndaj policit dhe kunatit të tij në Shkodër, shpërthimi i makinës e shpëton nga plumbat

19:38 / March 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0309
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre persona dyshohet se kanë marrë pjesë në atentatin e ndodhur mbrëmjen e 12 marsit në Grudë të Re të Shkodrës, ndaj Gjergj Ndërshtiqajt dhe kunatit të tij Gjon Nika.

Goditja për shkak të detyrës së Gjergj Ndërshtiqajt në polici apo e vëllait të tij, Marjan Ndërshtiqaj si Drejtor i Drejtorisë rajonale të shërbimeve të Transportit Rrugor në Shkodër, është pista kryesore ku grupi hetimor po punon për të zbardhur këtë atentat.

Gjatë marrjes në pyetje dy të plagosurit në ngjarje dëshmuan se nuk kanë probleme dhe se nuk e dinë se kush mund t’i ketë qëlluar.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet se Gjergj Ndërshtiqaj dhe Gjon Nika mbërrijnë pranë lokalit në Grudë të Re në orën 19:16.

Për më shumë se një minutë, autorët që i prisnin qëllojnë me breshëri në drejtim të makinës së tyre. Gjon Nikaj largohet me vrap, ndërsa Gjergj Ndërshtiqaj fshihet pas makinës. Nga të shtënat me armë, makina shpërthen në flakë, por fatmirësisht Gjergj Ndërshtiqaj largohet disa metra me tutje duke u shpëtuar flakëve.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, shihet se autorët largohen me një Benz ngjyrë gri. Kjo makinë më pas u gjet e djegur, ndërsa brenda saj ishin të shkrumbuar edhe 3 kallashnikovë.

image 30
image 31

plumbat Shkoder shperthimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.