Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

3 opsione për dinarin, Banka e Kosovës i propozon Bankës së Serbisë daljen nga kriza

19:49 / March 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
banka e kosoves
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa vendimi për dinarin serb ka shkakruar krizë politike në Kosovë, Banka qëndrore atje i ka propozuar 3 opsione të daljes nga kriza Bankës së Serbisë. 2 prej opsioneve janë që përfundimisht Banka e Kosovës të bëjë shpërndarjen e parave për serbët, ndërsa opsioni i tretë është që këto para t’i shpërndaje një bankë tregtare. Serbët ende nuk kanë kthyer përgjigje për këto tre opsione.

Banka e Kosovës ka gati 3 opsione për të dalë nga kriza që ka shkaktuar heqja e dinarit serb. Grupi mediatik “Koha” në Kosovë ka publikuar të shtunën 3 alternativat që banka qëndrore e Kosovës i ka [propozuar bankës së serbisë.

Si opsion të parë Banka e Kosovës i ka kërkuar Bankës së Serbisë që ti dërgojë paratë në valutën Euro në bankën e Kosovës që kjo e fundit t’i shpërndajë nëpër llogari bankare të përfituesve në euro.

Opsioni i dytë thotë që banka e Serbisë t’i dërgojë si transfer mjetet në euro te një bankë ndërkombëtare ku Banka e Kosovës ka llogari, e më pas BQK-ja i shpërndan nëpër llogari bankare të përfituesve në euro.

Dhe opsioni i tretë kalon në nivel të bankave tregtare. Sipas tij, njëra nga bankat tregtare që operon në Kosovë dhe Serbi zgjedhet si opsion.

Kështu, Serbia i dërgon si transfertë ndërkombëtare mjetet në euro në një bankë tregtare të Kosovës dhe më pas banka e zgjedhur i shpërndan ato nëpër llogaritë e përfituesve në Kosovë në euro.

Të premten, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ka thënë se propozimet e tij për çështjen e dinarit janë refuzuar nga kryeministri Albin Kurti, ndërkohë banka e Kosovës ende nuk ka marrë përgjgje për tre opsionet e saj nga banka e serbisë.

Ndërkohë të martën në Bruksel do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, ku është paralajmëruar diskutimi edhe për dinarin. 

banka e kosoves banka e serbise dinari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrëzohet një helikopter ushtarak, 4 persona humbin jetën (Video) 

19:59 / November 12, 2026

Europa i përgjigjet Rusisë: Siguria e kontinentit nuk mund të vendoset pa europianët në tryezën e negociatave

17:03 / November 12, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Washington, pranë Shtëpisë së Bardhë, disa të plagosur. Autori në arrati

15:39 / November 12, 2026

Nga Italia në Francë, shkollat europiane nën alarmet për bomba

14:33 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.