Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dhëndri i Trump aplikim për investim në Sazan, Rama: Ka ndërtuar në disa zona të UNESCO-s! Projekt ambicioz në turizëm

12:05 / March 17, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1710672457 edirama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner ka plan të zhvillojë resorte turistike në ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit në Shqipëri dhe në Beograd. Lidhur me këtë investim kryeministri Edi Rama tha është forma më prestigjioze e hotelersië në botë dhe synon ta kthejë ishullin e Sazanit në kurorën e turizmit në vend. ”Sot Shqiptarët do të jenë pjesë përmes aksioneve të shtetit ne do të vigjilojmë që projektet të jenë me një strukturë prestigjioze arkitekturore. Ka pasur disa interesime për Sazanin dhe i kemi refuzuar pikërisht sepse nuk jemi as të interesuar për të bërë pazare. As të paditur të bëjmë zhvillime mediokre. Të kthehen në burim rritje dhe krenarie për Shqiptarët. Në duhet të punojmë paralelisht në shumë fronte”.

Fjala e plotë

Lexo edhe :

Related Posts

  • Capture 24
    ''Rilindje e industrisë ushtarake'', Edi Rama: Disa asete do të vihen në funksion të turizmit dhe agroturizmit

10 milionë turistët e vjetshëm do të bëhen afër 14 milionë. Këto ditë, dhëndri i presidentit Donald Trump shpalli publikisht ambicien për të investuar për dy projekte të rëndësishme në Shqipëri. Sot flasin për rrezikun… për rrezikun që i kanoset Sazanit, në një kohë që do të kthehet në kurorën e Turizmit.

Delirojnë për rrezikun e shkatërrimit të një parku kombëtar imagjinar, të një zone të mbrojtur që e mbrojtur nuk ka qenë kurrë përveç se ushtarëve të Enver Hoxhës që vëzhgonin me dylbi zbarkimin e flotës së 7 amerikane në Shqipëri dhe zbulojnë se si doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Hija e ish-presidentit amerikan, i pengon ata më gojështhururit t’i bashkëngjiten këtyre zërave për mua, djali i paudhë që doli nga thesi i parave të Sorosit, me djalin për shpirt të armikut më të betuar të Sorosit.

Me gjasë zbulojnë me rregull 3 si doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura! Balta e hedhur mbi ata që vijnë nga jashtë kufirit të Shqipërisë për të kontribuar, e bëjnë Shqipërinë të duket qesharake.

Është forma më prestigjioze e hotelereisë në botë. Ka ndërtuar një dyzinë strukturash në zonat përrallore të UNESCO-s. Shqipëria ‘kampione e turizmit’, nuk është vetëm një slogan, por një projekt gjeopolitik që formësohet përmes projekteve konkrete që krijojnë mundësinë për këtë zhvillim historik. Sa për zoant e Mbrojtura e dimë shumë mirë se kush e shëmtoi dhe mbuloi me plehra trupin magjepsës të Shqipërisë. Qëllimi jonë strategjik nuk është fshehur. Sot Melia Grup ka firmosur 18 kontrata për projekte në sektorin e Turizmit.

Jo nuk po ua shesim 5 oligarkëve. Janë qindra investitorë vendas që janë angazhuar për turizmin. Nuk do të shesim as Sazanin dhe asnjë pronë tjetër. Tjetër kush i ka nxjerrë në pazarin e botës me 1 euro dhe nuk i erdhi asnjë i marrë në Shqipërinë e zhytur në kriminalitet dhe që bënte lajm në botë vetëm për keq. Sot Shqipëria në të gjitha mediat e botës është një lajm i mirë.

Sot Shqiptarët do të jenë pjesë përmes aksioneve të shtetit ne do të vigjilojmë që projektet të jenë me një strukturë prestigjioze arkitekturore. Ka pasur disa interesime për Sazanin dhe i kemi refuzuar pikërisht sepse nuk jemi as të interesuar për të bërë pazare. As të paditur të bëjmë zhvillime mediokre. Të kthehen në burim rritje dhe krenarie për Shqiptarët. Në duhet të punojmë paralelisht në shumë fronte.

Jared Kushner
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.