Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sekuestro për portin e Limionit në Sarandë, Rama kundër SPAK, Agalliu: PD mbështet pa kushte sistemin e drejtësisë

12:34 / March 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arbi Agalliu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në fjalën e mbajtur para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama foli për vënien nën sekuestro preventive të planit të investimit për portin e Limianit në Sarandë, aq shumë i kontestuar në media për mënyrën sesi është lidhur marrëveshja.

Sekretari për Programin dhe deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu u shpreh sot se Partia Demokratike ka denoncuar prej kohësh faktin që një pjesë e mirë e politikës së vjetër, pikërisht ata të cilët kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve, i ushtrojnë presion sistemit të drejtësisë e veçanërisht SPAK-ut.

“Rasti i fundit është i kryeministrit Rama, i cili në fjalën e mbajtur në Asamblenë e PS-së, tha se vënia nën sekuestro preventive të planit të investimit për portin e Limionit në Sarandë, është absurde. Faktet kanë treguar se në emër të investitorëve strategjikë kanë përfituar klientë të qeverisë apo dhe pjesëtarë të saj, sikurse është rasti i ish-ministres Xhaçka”, tha ia më tej.

Për të çdo sulm kundër SPAK bëhet për të mbrojtur klientët e qeverisë dhe aferat korruptive të saj lidhur me investimet strategjike. ”Kjo nxit dhe hap rrugë që edhe krimi i organizuar të bëjë të njëjtën gjë. Kjo u evidentua disa ditë më parë edhe nga drejtuesi i SPAK. Partia Demokratike mbështet pa kushte sistemin e drejtësisë e sidomos SPAK të vijojnë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Partia Demokratike mbështet dhe inkurajon çdo hetim të thelluar, sidomos kundër korrupsionit të politikanëve”, përfundoi ai.

PD porti i Limonit Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta, Rama: Nuk ka më asnjë lidhje me Sazanin apo Zvërnecin, qeveria do nxjerrë mësime

10:36 / June 15, 2026

Rama i quajti protestuesit me ide fashiste, Berisha i përgjigjet: 200 mijë shqiptarë protestuan mbrëmë kundër teje…

13:58 / June 14, 2026

Rama rendit “simptomat” e protestave: Turistët e huaj po anulojnë rezervimet! Po ngrihet bullizimi dhe fryma fashiste ndaj mendimit ndryshe…

10:53 / June 14, 2026

Rama ndan fotoalbumin nga aktiviteti në kryeqytet për 35-vjetorin e PS-së

14:59 / June 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.