Policia ka vënë në pranga katër autorët e djegies së dy makinave në Korçë, të cilave u është vënë flaka në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas policisë, 4 të rinjtë të moshave nga 16-18 vjeç, referuar pamjeve filmike dhe provave të tjera të grumbulluara, ua kanë vënë flakën makinave për motive të dobëta.
