Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Samiti dy ditor i BE-së, Michel: Po përballemi me kërcënime urgjente! Të ndihmojmë industrinë e mbrojtjes

10:18 / March 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
GJDKi6KWoAAEbsj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Krerët e 27 vendeve të Bashkimit Europian do të mblidhen në një samit dy ditor që do të mbahet ditën e nesërme dhe të premten. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në një letër drejtuar krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së para samitit, përshkroi prioritetet e tij për një samit të planifikuar për nesër dhe të premten.

“Në vitin e tretë të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, ne përballemi me një moment kyç. Urgjenca, intensiteti dhe vendosmëria e palëkundur janë të domosdoshme. Detyra jonë kryesore është ofrimi i shpejtë i ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe, duke u mbështetur në nismat e fundit si ajo e Çekisë, prokurimi i shpejtë dhe dërgimi i municioneve në Ukrainë”, shkroi ai.

Presidenti i Këshillit Evropian tha gjithashtu se samiti do të fokusohet në mbrojtjen, Lindjen e Mesme dhe bujqësinë. “Ne gjithashtu duhet të ndihmojmë industrinë e mbrojtjes që të ketë akses në fondet private dhe publike dhe të zvogëlojmë barrat dhe barrierat rregullatore. Ndërtimi i kësaj mendësie strategjike të sigurisë kërkon udhëheqje të fortë dhe një kuptim të mprehtë të urgjencës së kërcënimeve me të cilat përballemi. Unë pres që Këshilli ynë Evropian të përmbushë këtë”, shkroi ai.

Duke iu drejtuar situatës në Lindjen e Mesme, ai shkroi: Mizoritë e sulmeve të 7 tetorit dhe lufta që pasoi në Gaza kanë kaluar pragun e çnjerëzimit. Shumë civilë kanë humbur jetën. Shumë jetë të pafajshëm janë në rrezik për shkak të situatës katastrofike humanitaare në Gaza dhe urisë. E drejta ndërkombëtare duhet të respektohet plotësisht. Një armëpushim i qëndrueshëm nevojitet urgjentisht për të mbrojtur civilët, për t’i lejuar pengjet të kthehen të sigurt dhe për të siguruar që ndihma humanitare mund të ofrohet sipas nevojës.

Ai nuk la pa përmendur edhe protestat e fermerëve që përfshinë shumë vende në Europë. “Fermerët tanë evropianë i kanë shprehur me zë të lartë dhe qartë shqetësimet e tyre. Ne duhet të veprojmë me vendosmëri për sfidat me të cilat përballen. Kjo nënkupton vlerësimin e punës së kryer deri më tani dhe sigurimin që progresi të bëhet pa vonesë, veçanërisht në lidhje me pozicionin e fermerëve në zinxhirin e furnizimit me ushqime dhe konkurrencën e ndershme, si brenda tregut të brendshëm ashtu edhe globalisht”, shkroi Michel.

Ahead of a crucial #EUCO, where our support to Ukraine will be at the heart of our discussions, I called President @ZelenskyyUa to reaffirm our full solidarity.

In this critical moment on the battlefield, we must speed up our military assistance to the brave Ukrainian people.… pic.twitter.com/CdVjYiH2Zx

— Charles Michel (@CharlesMichel) March 19, 2024

BE Charles Michel EU
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.