Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Organizimet/ Çfarë do të ndodhë me FRESSH-in

19:26 / January 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Eljo Hysko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Forumi Rinor Socialist do të kalojë përmes një riorganizimi të plotë. Nga protesta trejavore e studentëve, PS nxori mësimet e saj, në radhë të parë sa i takon rolit që një organizatë e tillë duhet të kryejë.

Siç e tha dhe në fjalën e tij para Asamblesë Kombëtare, kryetari i PS-së tregoi se FRESSH nuk përfaqësonte të gjitha interesat e të rinjve, madje nuk kishte qenë aspak pranë shqetësimeve dhe problematikave që ata kishin në jetën studentore.

“Edhe ata që ishin të forumeve të Doktoreshës dhe Artistit thoshin ‘nuk i duam forumet këtu’, sepse u vjen turp të thonë jemi të forumeve. FRESSH-i nuk mund të jetë më organizata ekskluzive e rinisë socialiste. FRESSH mund të jetë një nga organizatat. Ne duhet t’u japim mundësinë të rinjve të organizohen si të duan. Ne duhet t’u japim mundësinë edhe atyre studentëve që nuk duan të merren me parti, nuk duan të merren me politikë, që për qëllimet e tyre të organizohen dhe regjistrohen si një grup interesi pranë nesh”, tha Rama në mbledhjen e Asamblesë. Po ashtu, edhe Forumi i Gruas Socialiste do të pësojë ndryshime.

Ai do të shkrihet brenda strukturave të saj, pa pasur nevojë për një organizim më vete.

“Forumin e Gruas e dëgjoj vetëm kur ka zgjedhje, që zihen gratë me njëratjetrën, dhe nuk e shoh as ku është, as çfarë bën. Nuk ka nevojë të kemi Forum Gruaje. Le të organizohen të gjithë si të duan, pse duhet të kemi forumin e grave komuniste? Për çfarë arsye? Vetëm zihen me njëra-tjetrën kur ka zgjedhje, bashkohen për 8 Mars dhe bëjnë sikur shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën e këtu mbaron. Për çfarë na duhet neve forumi i grave komuniste? Vetëm për sherr. Ndërkohë që gratë i kemi integruar në parti, ndërkohë që gratë janë integruar në të gjithë qeverinë”, tha më tej Rama.

asambleja FRESSH
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asambleja e socialistëve në Dibër, fokus zgjedhjet e 2027 dhe forcimi i strukturave

22:03 / May 13, 2026

“PS ka kapacitet të fitojë në çdo QV”/ Rama në asamble: Kemi detyrën historike për në BE, të 27-të vendet na duan

13:39 / April 4, 2026

Asambleja e Partisë Socialiste, ja ndryshimet e Ramës në qarqe/ Balluku drejtuese politike në Fier, Klosi në Durrës, Balla dhe Manastirliu në Tiranë

14:33 / March 21, 2026

“Nafta parashikohet të rritet, rikthyem bordin”, Rama nga Asambleja e PS: Nëse çmimi kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza e karburantit

12:38 / March 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.