Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rusia kërkon luftë në Ballkan? Serbia mbrohet me Ballkanin e Hapur: Ishte nisma e vetë Vuçiçit

13:03 / March 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1711108375xkr serbia mbron rusine frame 2758 186
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vërejtjet e Departamentit Amerikan të Shtetit nuk e ndalën Serbinë. Ministri i jashtëm Ivica Daçiç, që ndodhet në Moskë, pas platformës politike, po i ofron presidentit rus, Vladimir Putin, dhe një tjetër ekonomike. Kryediplomati serb është takuar me ministrin rus për zhvillim ekonomik, Maksim Reshetnikov.

Ata diskutuan për thellimin e bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe të biznesit, ndërsa Serbia konsiderohet si ndër shtetet e botës që ndihmojnë Putinin në shmangien e sanksioneve të vendosura nga Perëndimi për shkak të luftës së nisur në Ukrainë.

“Do të gjejmë zgjidhjet e duhura për çdo sfidë”, theksoi Daçiç pas takimit. Ministri i jashtëm serb u prit në Moskë fillimisht nga homologu rus, Sergej Lavrov, me të cilin diskutoi dhe për Kosovën. Ata e vlerësuan situatën në Ballkan shumë të komplikuar, ndërsa Lavrov pretendoi se Federata Ruse nuk e interesuar për luftë në rajonin tonë.

Për takimin e tyre reagoi Departamenti Amerikan i Shtetit në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, duke theksuar se Serbia nuk duhet t’i ofrojë Putinit një platform për të promovuar apo arsyetuar luftën e tij të vazhdueshme kundër Ukrainës. Daçiç shkoi në Moskë me ftesë të Lavrovit, me të cilin ndoqi atë që e konsideruan vëllazërore futbolli mes kombëtareve respektive, që përfundoi me fitoren e rusëve. Në stadium u dëgjuan dhe kore provokuese të tilla si “Kosova është Serbi”.

Ndërkohë, në mbrojtje të Rusisë ka dalë dhe ambasadori serb në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriç. Ky i fundit i ka dërguar një letër “Wall Street Journal” në përgjigje të opinionit me titull “Rusia dëshiron luftë në Ballkan”, duke pretenduar se Beogradi e urren idenë e një konflikti tjetër rajonal. Për të mbrojtur qëndrimin e tij, Gjuriç përdori dhe Ballkanin e Hapur, duke theksuar se është një nismë e krijuar, promovuar dhe zhvilluar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, siç thotë ambasadori, për të nxitur bashkëpunimin rajonal.

open balkan Serbia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.