Një 27-vjeçar ka bërë kallëzim në policinë e Tiranës, pasi bashkëshortja e tij shkoi në maternitet për të lindur, por foshnja ka ndërruar jetë. “Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasi A.Gj, 27 vjeç, i cili ka kallëzuar se bashkëshortja e tij është shtruar në maternitet për të lindur, dhe gjatë kësaj kohe i ka ndërruar jetë fetusi (feto morto)”, njofton policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
E reja shkon në maternitet për të lindur, por foshnja ndërron jetë. Bashkëshorti bën denoncim
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment