Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrau vajzën, fqinjin dhe plagosi gruan e tij, gjykata italiane refuzon gjykimin e shkurtuar për Taulant Malajn

13:19 / March 24, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
764 430 1711279460x1683718196xvrasja ne itali taulant malaj 1 770x433 372 579
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

ITALI– Ka dalë para trupës gjykuese Taulant Malajt, shqiptari që akuzohet për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare Jessica dhe fqinjit të tij Massimo De Santis në Itali.

Malaj gjithashtu akuzohet edhe për tentativën e vrasjes së bashkëshortes Tefta, pasi dyshonte se ajo e tradhtone me De Santis. Gjykata e Assizes në Foggia hodhi poshtë kërkesën e shqiptarit për gjykim të shkurtuar si dhe mohoi vlerësimin psikiatrik të Malajt.

Avokati i gruas Tefta Malaj, Roberto de Rossi tha se çështja do të hetohet me themel duke analizuar sjelljen e shqiptarit nga Vlora para dhe pas vrasjes, si dhe do të shqyrtohen pamjet filmike ndërkohë e deri në momentin e masakrës. Imazhet që do të shfaqen në seancën e radhës gjyqësore që është caktuar në maj, janë të papërpunuara dhe tronditëse, sipas mediave italiane.

“Do të jetë një proces i gjatë dhe sigurisht i ndërlikuar. Ne synojmë të evidentojmë sjelljen e të pandehurit para dhe pas vrasjes për aspekte të ndryshme që lidhen me dozimetrinë e dënimit. Ne do të vazhdojmë në mënyrë konkrete dhe pragmatike me objektivat tona të qarta, duke vlerësuar herë pas here atë që del nga hetimi paraprak. Aktualisht mund të jemi të kënaqur vetëm sepse janë refuzuar të gjitha pyetjet paraprake, si para gjyqtarit hetues, ashtu edhe sot gjatë seancës, ku Gjykata është plotësisht dakord me argumentet e parashtruara nga Dr. Mannini në atë kohë.”, tha avokati.

Si ndodhi masakra më 7 maj 2023?

45-vjeçari me profesion bukëpjekës dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte me një italian të identifikuar si Massimo De Santis, 51 vjeç. Për këtë arsye, dyshja ishin konfliktuar shumë herë, por sherri kulmoi një natë më parë kur shqiptari i zuri pritë në shkallë italianit.

Ai e qëlloi 51-vjeçarin me një thikë kuzhine dhe e la të mbuluar në gjak në shkallë ku dhe ndërroi jetë. Më pas, me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen. Dyshja nisën të konfliktoheshin fizikisht.

Ai qëlloi gruan me thikë e më pas nisi të qëllonte të bijën, vetëm 16 vjeçe, për të cilën gjithashtu thotë se është ngacmuar nga italiani. Adoleshentja ndërroi jetë në vend, ndërsa gruaja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. I vetmi që shpëtoi ishte djali 5-vjeçar.

Taulant Malaj i filmoi të tre dhe videon me trupat e tyre të mbuluar në gjak ua dërgoi të afërmve. Në sfond dëgjohet të shante të shoqen dhe të thoshte se do të vijonte t’i masakronte me thikë, pasi policia nuk kishte mbërritur ende në vendngjarje.

Taulant Malaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident te Unaza e Madhe pranë mbikalimit të Tufinës, bllokohen të treja korsitë

17:23 / October 10, 2026

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Levan-Tepelenë, dy të plagosur

16:00 / October 10, 2026

Mbante të fshehur një pistoletë dhe kanabis teksa kalonte në kufi, arrestohet në Kakavijë 51-vjeçarja gjermane

15:00 / October 10, 2026

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në një banesë, humbin jetën 9 persona, mes tyre edhe fëmijë

13:58 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.