Vetëdorezohet në polici autori, i cili ka ushtruar dhunë ndaj efektivit të policisë në Shkodër. Sipas autoriteteve, autori i dyshuar Ormir Gucia është vetëdorezuar në komisariatin e policisë së Shkodrës.
Ai dyshohet se ka dhunuar me sende të forta punonjësin e policisë Admir Okaj 49 vjeç. Gjatë përplasjes mes agresorit dhe policit ka pasur shkrepje të armës së efektivit, e cila dyshohet aksidentale.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
