Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Spanjë-Brazil dhe te tjerat, sonte do të luhen disa miqësore luksi në Evropë

18:06 / March 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 03 26 180552
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është padyshim sfida që do të shihet më shumë. Spanjë-Brazil nuk është një klasike futbolli, edhe pse dueli i madh i Botërorit meksikan në 1986 nuk është harruar. Dy skuadrat e shquara do të jenë përballë në një arenë “mitike” siç është edhe “Santiago Bernabeu” i Madridit, në atë që është miqësorja kryesore e luksit.

Spanjollët, në ndeshjen e orës 21:30, do të kërkojnë të reagojnë pas humbjes së papritur në miqësoren ndaj Kolumbisë. Trajneri De La Fuentes ka fatin e keq që grumbullimi është goditur nga dëmtimet, por tifozët kërkojnë autokritikë dhe nuk i pëlqejnë humbjet.

Brazili ndërkaq vjen pas fitores së rëndësishme në Londër ndaj Anglisë, sukses që kthen besimin dhe që tregon se pesë herë kampionët e botës janë duke u rikthyer. Jo më kot vija e sulmit ka lojtarë si Vinisius, Rodrigo apo Endrick, pa folur për yje të tjerë që vendi i madh i nxjerr me shumicë.

Nëkampiona e Botës, Franca, gjithashtu duhet të bëjë kthesë. Disfata e rëndë në Lion kundër Gjermanisë nuk harrohet lehtë, dhe sinjalet e alarmit kanë nisur. Deschamps shpreson për fitore ndaj Kilit në “Stade Velodrome” të Marsejës, për të ndrequr imazhin e për të rritur moralin, ndonëse yjet francezë nuk e humbin lehtë besimin në vetvete, duke nisur nga Kylian Mbappe.

Kili nga ana tjetër vjen pas fitores së thellë ndaj Shqipërisë 3-0 në Parma, sukses që ndihmon jo pak pas paraqitjeve të dobëta në eliminatoret e Kupës së Botës në Amerikën Latine.

Në “Wembley” të Londrës do të luajë Anglia ndaj Belgjikës. “Tre luanët” gjithashtu janë nën kritika pas humbjes me Brazilin, sidomos trajneri Southgate, dhe pavarësisht se vendasit duken të qetë e të lumtur, miqësorja është shumë e vështirë. Belgjika, edhe pse “brezi i artë” po largohet, është një nga kundërshtarët më të papërshtatshëm për shpikësit e futbollit.

“Santiago Bernabeu”
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga polemikat me fanellën te Lamine Yamal, rrëfehet Kylian Mbappe: Ky është viti, Topi i Artë duhet të kthehet në Bernabeu

15:58 / September 17, 2026

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.