Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Galaxy S9, S10 dhe Galaxy Tab S5e tani me përkrahje Linux on DeX

12:37 / May 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto galaxy s9 s10 tab linux DeX1556180221
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Telefonat më të rinj të Samsungut janë aq të fuqishëm sa që mund të përdoren pothuajse si PC portative. Në fakt, kjo është tashmë e mundur nëse nuk ju pengon lansimi i Androidit në mode-in special të Samsungut DeX. Nga ana tjetër, ata që me të vërtetë dëshirojnë aplikacione desktop kryesisht mbeten të zhgënjyer. Përveç nëse përdorin Linux nëpërmjet shërbimit Linux on DeX, i cili është ende në beta, raporton SlashGear.

Samsungu e ka zgjeruar tani kompatibilitetin e platformës Linux on DeX në modelet e veta më të reja të telefonave premium, dhe për befasi, edhe në një tablet nga segmenti i mesëm.

Ajo që e ofron Linux on DeX është një përvojë që është më afër mjedisit të duhur desktop, të paktën për ata që përdorin Linux. Platforma kryesisht e përdor një version të plotë të Ubuntu nëpërmjet DeX-it, edhe pse bëhet fjalë për versionin e integruar për ARM. Është dedikuar kryesisht për developerët që të mund të krijojnë softuer për telefonat direkt në pajisjet e tyre mobile. Sidoqoftë, funksioni mund të jetë i dobishëm madje edhe për përdoruesit më të avancuar të Linuxit, përveç programerëve.

Linux on DeX fillimisht ishte në dispozicion vetëm në dy pajisje – Galaxy Note 9 dhe Galaxy Tab S4. Azhurnimi i aplikacionit tani zbulon mbështetje për të katër modelet Galaxy S10, si dhe telefonat Galaxy S9 dhe S9+. Kërkesat për linjën S9 janë se duhet të kenë Samsung One UI me Android 9.0 Pie, shkruan KOHA Ditore.

Befasia më e madhe është mbështetja për Galaxy Tab s5e, që do të thotë se procesori Qualcomm Snapdragon 675 dhe 4GB/6GB RAM janë të mjaftueshme për ta mbështetur Linux on Dex.© KOHA

galaxy linux tab
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifikimin e moshës së azilkërkuesve

20:01 / May 29, 2026

Bisedat që nuk lënë gjurmë/ Njihuni me opsionin më të ri në Whatsapp

09:44 / May 14, 2026

Studim: IA ndryshon sjellje kur biseda bëhet agresive dhe me tension

22:00 / April 23, 2026

Njerëzit nuk kanë qenë kurrë kaq larg Tokës, “Artemis II” thyen rekordin historik të “Apollo 13” në Hënë

20:59 / April 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.