Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qeveria: Privati të rrisë rrogat! Këshilli Ekonomik Kombëtar vlerëson ecurinë ekonomike

15:11 / March 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ekonomi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Punonjësit e administratës publike, duke përfshirë sektorin e shëndetësisë, arsimit, rendit dhe të pushtetit vendor, do të përfitojnë një tjetër rritje page në qershor.

Vendimi i detajuar për rritjen e pagave do të jetë gati muajin tjetër, ndërsa ministri i Financave, Ervin Mete theksoi nevojën që edhe sektori privat të rishikojë rrogat për punonjësit.

“Rritja e pagave që synojmë të bëjmë në qershor shkon pikërisht në këtë logjikë që theksova të pasjes së mundësisë që këtë moment të mirë ekonomik ta përkthejmë në më tepër mirëqenie dhe mbështetje dhe besojmë se rritja e pagave në sektorin publik do të jetë shtysë edhe për sektorin privat, siç rezulton se ka qenë dhe përtej kësaj, siç e kemi përmendur këto ditë të kaluara, besoj se do të kemi hapësirë të bëjmë edhe disa lehtësime fiskale”, tha ministri Mete.

Kryeministri Edi Rama, nga ana tjetër, vlerësoi gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar se Shqipëria po përjeton një moment të mirë ekonomik dhe se ky zhvillim duhet të shfrytëzohet për të rritur edhe më tej nivelin e investimeve të huaja direkte.

“Kemi një të dhënë të fundit të bankës së Shqipërisë për një rritje të ndjeshme të investimeve të huaja të cilat për herë të parë kanë hipur ndjeshëm mbi shifrën e stabilizuar në vitet e fundit prej 1 miliard eurosh në 1.5 miliard euro. Dhe vizioni ynë për 2030 shkon shumë përtej këtyre te dhënave të aktualitetit. Pa diskutim që ne kemi një potencial për një rritje të mëtejshme të investimeve të huaja dhe synimi ynë është të ngjitemi në 2.5, në 3, në 4 miliard”, tha Rama.

Në ecuri të mirë, për Bankën e Shqipërisë është edhe niveli i kreditimit në vend.

“Niveli i kredive të këqija ka rënë në 4.7% së fundmi, kemi rritje të kreditimit, për biznesin privat ka qenë 10.7%. Kemi ecuri kreditimi më të mirë nga vendet e rajonit”, tha Guvernatori i Bankës, Gent Sejko.

Po ashtu, kryeministri Edi Rama i mëshoi idesë për të krijuar Dhomën Ekonomike Kombëtare, duke shkrirë rreth 180 shoqata dhe dhoma biznesi në vend.

Këshilli Ekonomik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026

Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste

13:01 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.