Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si do shpërndahen 3 milionë euro për Startup-et? Kategoritë që përfitojnë

14:53 / March 29, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çdo individ, i ri, student, shtetas shqiptar, i huaj apo edhe dixhital nomad që ka një ide innovative, mund ta vërë atë në jetë përmes granteve të dhëna nga Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen. Afati i fundit për aplikim është data 31 Mars 2024 dhe grantet që do të shpërndahen kapin një vlerë prej 3 milionë eurosh.

Të interesuarit për të përfituar nga këto grante duhet të plotësojnë disa kritere ndër të cilayt, të kenë përfunduar vetëdeklarimin në regjistrin elektronik të start up-eve dhe të jenë pajisur me pasaportën e start up-it përpara aplikimit.  Stratup-et që do të mbështeten ndahen në tre kategori: faza fillestare (F1); faza e validimit (F2); faza e rritjes (F3).

Start up-et në fazën fillestare, e hershme,  mund të jenë individë privatë, vendas ose të huaj, përfshirë nomadin digjital, të cilët kanë plan të vijojnë operacionet e biznesit në Shqipëri;  Start up-et në fazën e validimit (F2) dhe fazën e rritjes (F3) duhet të jenë biznes i regjistruar ligjërisht në regjistrin tregtar të Republikës së Shqipërisë dhe jo më të vjetër se 6 vjet në kohën e kërkesës. Aplikantët duhet të kenë përmbushur shlyerjen e detyrimeve tatimore në momentin e kërkesë dhe nuk mund të aplikojnë më shumë se një herë për të njëjtën thirrje. Po ashtu mbështeten me grant lehtësuesit e start up-eve.

Fnancimi nëpërmjet skemës grant 2024 do të mbulojë nga 85%-  100% të kostove të buxhetit për projektet fituese të fazës së parë të zhvillimit të startup-eve.  Projektet e shpallura fituese duhet të zbatohen brenda afatit kohor të përcaktuar në thirrjen publike për mbështetje, duke nisur nga data e nënshkrimit të marrëveshjes së fitimit të grantit, midis përfituesit dhe Start up Albania.

Disbursimi i grantit për projektet e shpallura fituese bëhet deri në 3  këste pas përfundimit të periudhës së mbylljes së çdo faze të projektit, kundrejt dorëzimit të faturës/ave të shpenzimeve të kryera dhe dokumentacionit të kërkuar, sipas procedurave dhe kritereve të përcaktuara në rregulloren “Për zbatimin dhe monitorimin e projekteve fituese të thirrjes për masa mbështetëse”.

Kësti i parë: 30% (tridhjetë për qind) të vlerës së fondit menjëherë pas nënshkrimit të kontratës së grantit;  Kësti i dytë: 40% (dyzet për qind) të vlerës së fondit menjëherë pas miratimit nga Start up Albania të raportit përshkrues dhe financiar të fazës së parë; Kësti i tretë: 30% (tridhjetë për qind) të vlerës së fondit pas miratimit nga Start up Albania të raportit përshkrues dhe financiar përfundimtar.

Start up Albania do të kryejë monitorimin e zbatimit të projekteve dhe do të raportojë për mbarëvajtjen e tyre pranë ministrit përgjegjës për sipërmarrjen.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.