Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mesazhi i kryebashkiakes së Himarës, Bala: Detyra kryesore, shërbimi për qytetarët dhe turizmi

19:44 / March 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7044 768x480 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkia e Himarës ka tashmë një kryetare të re. Ajo është Blerina Bala, e zgjedhur pas kaosit në Këshillin Bashkiak. Zgjedhjen e saj një ditë e kundërshtuan mbështetësit e Fredi Belerit, por sot pasi ka marrë detyrën edhe me votat e opozitës që u bashkua me socialistët, ajo ka një mesazh

“Mendoj se mesazhi ka ardhur dje me votat pro edhe të opozitës gjatë procesit të përcaktimit të kryetarit. Votat e këshilltarëve i shikoj si një besim ndaj meje, dhe këtu gjej rastin t’i falënderoj. Jam e ndërgjegjshme se e drejta për të protestuar është e gjithkujt, por Himara ka nevojë për një bashkim”,-u shpreh Blerina Bala.

Blerina është angazhuar që në moshën 14-vjeçare si aktiviste e partisë socialistë në Himarë, prej 15 vjetësh punon në bashkinë ku edhe banon, 4 nga të cilat si nënkryetare. 40-vjecarja që tashmë kryebashkiake është nënë e dy vajzave, 17 dhe 12 vjeçare.

“Gratë e vajzat kanë treguar se kryefjalë të ditës kanë punën dhe nuk mendoj se bëj përjashtim”-shprehet ajo. Kryebashkiakja e re ende nuk ka hyrë në zyrën e re të punës. Ajo tregon se e ka të qartë se çfarë pune do të bëjë gjatë drejtimit të përkohshëm të bashkisë

“Patjetër që pritoriteti kryesor janë qytetarët dhe ofrimi i shërbimit ndaj tyre. Por duke qenë se jemi në prag të sezoni turistik ku pritet ‘boom’ turistësh, ne jemi duke u përgatitur për të pritur dhe menaxhuar sa më mirë këtë sezon”-shton kryebashkiakja.

Bashkia e Himarës i ka të dy kryebashkiakët e burgosur. Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur u arrestua pak ditë para zgjedhjeve me akuzën e korrupsionit zgjedhor. Ndërsa kryebashkiaku në detyrë Jorgo Goro është arrestuar me akuzën e tjetërsimit të tokave shtetërore. /Top Channel/

bleriona bala himare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.