Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Jemi fare afër indeksit të BE-së për vdekshmërinë nga krimet dhe aksidentet rrugore

14:53 / March 31, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aksidenti tepelene
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Eduard Zaloshnja

Policia e Shtetit ka disa prioritete në punën e saj, por prioritet mbi të gjitha prioritetet mbetet gjithmonë siguria e jetës së shtetasve – si kudo në Europë. Dhe në fakt, duket se në tremujorin e parë të këtij viti puna e policisë tonë ka dhënë fryte – Shqipëria i është afruar fare pranë indeksit të Bashkimit Europian për vdekshmërinë nga krimet dhe aksidentet rrugore.

Kështu, nga 1 janari deri më sot, kanë ndërruar jetë gjithsej 5950 banorë të Shqipërisë. Por vetëm 41 prej tyre vdiqën nga krimet apo aksidentet rrugore. Pra këtë tremujor, indeksi i vdekshmërisë nga krimet dhe aksidentet rrugore rezultoi vetëm 6.9 për çdo 1000 vdekje gjithsej (ose ndryshe, 0.69% e gjithë vdekjeve). Vjet në Bashkimin Europian ky indeks ishte 5.7 për mijë, ose 0.57% e gjithë vdekjeve.

Në të njëjtën periudhë tremujore të vitit të shkuar në Shqipëri, ky indeks ishte 10.3 për çdo 1000 vdekje gjithsej. Dhe duke krahasuar indeksin aktual me atë të së njëjtës periudhë të vitit të shkuar, rezulton se këtë tremujor ky indeks është ulur plot 33% brenda një viti (edhe pse numri i automjeteve në qarkullim në Shqipëri është rritur pothuaj 8% gjatë së njëjtës periudhë).

Kjo ulje drastike në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, është në vazhdën e uljes së regjistruar përgjatë gjithë dekadës së fundit në vdekshmërinë nga krimet dhe aksidentet rrugore.

Kështu, në vitin 2013 kishim plot 20.7 vdekje nga krimet dhe aksidentet rrugore për çdo 1000 vdekje gjithsej. Ndërsa vjet, ky indeks vjetor zbriti në 10.8 për mijë – një ulje pothuaj 50% brenda një dekade. Dhe në tremujorin e parë të këtij viti, i jemi afruar fare pranë mesatares europiane, me uljen tjetër prej 33% (shihni Grafikun 1).

image 47

Për referencë, para një dekade, ne ishim baraz për këtë indeks me fqinjin tonë të ngjashëm, Malin e Zi. Ndërsa vjet, iu afruam mesatares së Bashkimit Europian (shihni Grafikun 2).

image 48

SHËNIM: Që indeksi ynë i vdekshmërisë nga krimet dhe aksidentet rrugore të barazohet me atë europian, duhet të vijojë pakësimi i krimeve brenda familjes dhe vdekjeve ndër kalimtarë, biçiklistë e motoçiklistë, të cilat kanë rrënjë të thella kulturore-historike. Për të zgjidhur probleme të tilla, lipset një përqasje multi-dimensionale…

aksidentet eduard zaloshnja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjaku blu i magjistratëve dhe çirakët e republikës

17:39 / September 8, 2026

Kush e di verdiktin e 16 shtatorit?

16:40 / September 7, 2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

11:49 / September 7, 2026

GJKKO nuk mund të jetë zgjatim i 313-ës!

11:41 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.