Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Si humbi jetën 21-vjeçarja shqiptare në Greqi

21:28 / April 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 greqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zi në Imathia për dy femrat, një 21-vjeçare shqiptare nga Divjaka të quajtur Elisa Doka dhe një 68-vjeçare greke, të cilat humbën jetën mëngjesin e së hënës, në pritje të autobusit në stacionin Patridas në Veria, kur papritur një makinë e drejtuar nga një 64-vjeçar, hyri në drejtim të kundërt dhe u përplas me ta.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme 68-vjeçarja, e cila është hedhur rreth 25 metra larg, ndërsa 21-vjeçarja është dërguar e plagosur rëndë në spitalin e Verias, ku ka humbur jetën pak kohë më vonë. Dëshmitë e banorëve të zonës për ngjarjen tragjike janë tronditëse.

“Ne zbritëm dhe pamë se çfarë ndodhi. Kishte një zhurmë të madhe. Ishte si tërmet! Nuk ka fjalë, çfarë të them. Humbëm një nga fqinjët tanë më të rinj.

Pashë makinën në oborrin tim dhe gruaja u hodh 25 metra. Nuk e pashë fare vajzën. Të dy prisnin të shkonin në Veria. Shoferi tha se kishte marramendje”, tha një banor, duke përshkruar pamjet tronditëse që ka parë.

Në vendngjarje kanë qenë miqtë dhe kolegët e 21-vjeçares, të cilët dukshëm të tronditur nga ngjarja dhe me fjalët që u kanë dalë nga goja me vështirësi kanë thënë:

“Vajza po priste këtu në stacionin e autobusit për të shkuar në spital për të parë tezen e saj. Ajo ishte duke studiuar për infermieri”.

Shoferi 64-vjeçar, i cili dyshohet se nuk ishte mirë dhe për këtë ka humbur kontrollin e makinës, për pasojë ka shkuar në drejtim të kundërt dhe ka shkaktuar aksidentin, është arrestuar, por me urdhër verbal të prokurorit është lënë i lirë, ndërsa po trajtohet me plagë të lehta në spitalin e Verias.

Aksident Greqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Stuhia/ Mbytet peshkatari 61-vjeçar në Ksamil, gjendet trupi i pajetë dhe varka e fundosur

13:46 / July 22, 2026

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

11:07 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.