Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rusia: NATO po hap në Shqipëri një qendër për sulme hibride, rajoni ka probleme të mëdha politike

15:03 / April 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maria
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rusia ka nisur të fabrikojë një justifikim për të kërcënuar Shqipërinë. Zëdhënësja e ministrisë së jashtme, Maria Zakharova gjatë një konference në Moskë akuzoi NATO-n dhe Bashkimi Europian se po zgjerojnë qendrat e tyre kibernetike të orientuara për sulme kundër Rusisë. Sipas saj një e tillë po hapet edhe në Shqipëri dhe pretendon se misioni i qendrës do të jetë “të ndihmojë në krijimin e një imazhi negativ për Rusinë”. Zakharova paralajmëron se “në këtë mënyrë, po krijohet një tjetër burim kërcënimesh hibride në Ballkan”, duke thënë se ky është një rajon me probleme të mëdha politike.

“Fokusi i qendrave të tilla kibernetike do të jetë në Rusi, e cila për Shtetet e Bashkuara është një nga kërcënimet kryesore për stabilitetin amerikan në sferën digjitale”, tha Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë Së Jashtme Ruse. Zyrtarja e ministrisë së jashtme pretendon se një qendër e ngjashme është krijuar në vitin 2017 në Helsinki të Finlandës, për të cilën, ushtarakët rusë thonë se vepron në sferat ushtarake, politike, diplomatike, ekonomike, informative, mjekësore dhe të tjera për të dëmtuar imazhin pozitiv të Rusisë. Zakharova më tej akuzoi NATO-n për manovra të rrezikshme lufte.

“Aktualisht, në marrëdhëniet me Rusinë, blloku është kthyer në mendësinë e Luftës së Ftohtë. Në dokumentet e doktrinës së tij, vendi është shpallur, po e citoj ‘kërcënimi më i madh i drejtpërdrejtë’. Ka një grumbullim aktiv të ushtrisë në kahun lindore. Stërvitje ushtarake të një shkalle të paprecedentë. Po përgatiten për luftë kundër Rusisë dhe as që e fshehin”, shtoi ajo. Ajo tha mes tjerash se NATO nuk ka vend në botën e re multipolare dhe se mbetet në optikën e Rusisë.

Maria Zakharova nato russia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.