Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferaj foli gjatë seancës parlamentare në lidhje me korrupsionin.
Xhaferaj theksoi se në një Republikë Parlamentare janë deputetët ata që kanë pushtetin, por ndryshe po ndodh në Shqipëri.
“Ne jemi Republikë Parlamentare që do të thotë se të gjitha pushtetet burrojnë nga ne, kjo do të thotë se mjaft të bëhemi 71 kolegë dhe ja heqim nga duart Edi Ramës penen. Atë penë që ka çuar dhe çon çdo ditë zyrtarë ordinere poshtë dardhës së popullit për ta shkulur atë me gjithë rrënjë, dhe i japim në dorë Ramës penelin që të shkojë dhe të ngjyrosë me gjithë pasionin e tij.
Nuk e bëjmë dhe pse nuk e bëjmë? Ne, të nderuar kolegë, kushtetuta dhe populli na ka mandatuar që të jemi gjeneralet që projektojmë të gjitha pushtetet e tjera, por ne sillim si ushtarë.
Kjo duhet të na bëjë të gjithëve të ndihemi keq. Kudo në botë ka ushtarë që tentojnë të kapërdisin dhe sillen si gjenerale dhe ne jemi unikale në sjelljen tonë. Ne jemi gjenerale që sillen si ushtarë të kryetarëve të partive. Ky është ngrëci themelor i proceseve demokratike dhe nga këtu buron autoritarizmi i kryetarëve të partive”, tha ai ndërsa iu përgjigj referimeve kuranore të Ramës me thë njënie profetike.
“Po i përgjigjemi me një thënie të profetit për korrupsionin: Perëndia është me zyrtarin, deri në momentin kur zyrtari vepron drejt, ndërsa kur zyrtari vepron shtrembër, Perëndia do të largohet prej tij dhe do ta lërë zyrtarin në duart e xhelatit”.
