Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

“Shpërthejnë” çmimet e apartamenteve në bregdet, ja sa kanë shkuar shifrat

17:44 / April 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
apartamente ne ndertim e siper 2 600x300 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çmimet maksimale të shitjes së apartamenteve në bregdet kanë arritur 4,000 euro/m², kurse të vilave, 2 milionë euro. Për agjentët e shitjes, shtrenjtimi në Vlorë dhe Durrës vjen si pasojë e kërkesës reale, kryesisht nga të huaj.

Në Sarandë, rritja e shpejtë e çmimeve po sjell rënie të shitjeve me 50%. Për agjentët e pasurive të patundshme, tregu po shkon drejt një flluske, që mund të shfryhet në muajt e verës, në të kundërt rrezikohet kolapsi.

Modeli i ri i prenotimit pa filluar ende nga puna projekti po zbatohet nga Durrësi deri në Sarandë. Blerjet bëhen nga shqiptarë të diasporës dhe Kosovës dhe të huaj.

Brenda vitit, çmimet e pronave në bregdet janë rritur mbi 25%. Në resortet që po zhvillohen në Palasë, Orikum dhe Sarandë, çmimi maksimal i shitjes së apartamenteve është 4,000 euro/m².

Në vijën e parë të ndërtimit të resorteve në Lungomare, apartamentet po shiten me çmim 3,500 euro/m². Krahasuar me vjet, çmimet e pronave të vijës së parë në Lungomare në Vlorë janë shtrenjtuar mbi 25%.

Çmimi i pasurive për rezidentët në Radhimë dhe Orikum brenda vitit ka shënuar rritje nga 67 deri në 88%, sipas të dhënave për çmimet e shitjes të agjencive së pasurive të paluajtshme. Agjentët e pasurive të patundshme pohojnë se në vijën e parë në zonat bregdetare të Jugut nuk gjen pasuri të paluajtshme me çmim nën 3,000 euro/m².

Në Golem, çmimi maksimal i shitjes ka arritur 1,500 euro/m², kurse në Gjirin e Lalëzit, vlerat variojnë nga 2,400 deri në 3,300 euro/m².

Për të dyja këto zona, çmimet e apartamenteve mesatarisht janë rritur me 30% krahasuar me vjet, sipas Klajdi Memajdinit, menaxher i shitjeve në “Devinf Real Estate”.

Ai vlerëson se shtrenjtimi ka ardhur si pasojë e kërkesës reale apo faktorëve ekonomikë. Ndërsa çmimi i shitjes së vilave elitare në Gjirin e Lalëzit ka arritur në vlerën e 2 milionë eurove.

Për të dyja këto zona, çmimet e apartamenteve mesatarisht janë rritur me 30% krahasuar me vjet, sipas Klajdi Memajdinit, menaxher i shitjeve në “Devinf Real Estate”.

Ai vlerëson se shtrenjtimi ka ardhur si pasojë e kërkesës reale apo faktorëve ekonomikë. Ndërsa çmimi i shitjes së vilave elitare në Gjirin e Lalëzit ka arritur në vlerën e 2 milionë eurove.

apartamenteve cmimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FMN rishikon me rritje ekonominë shqiptare/ Gjatë vitit 2026 parashikohet një rritje me 3.5%, ulet inflacioni

14:24 / October 13, 2026

Nga vezët te qumështi, vaji dhe mielli, të gjitha uljet e produkteve të shportës në “KURSE”

14:54 / October 12, 2026

Në 2027-ën buxheti i Ministrisë së Bujqësisë shkon 180 mln €! Do vijojë kompensimi i TVSH me 10% për fermerët, jepen 32 mln €

18:03 / October 10, 2026

Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimin e naftës

10:53 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.