Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shqipëria rrit numrin e forcave luftarake – Pas investimeve infrastrukturore, ristrukturohen edhe FA

11:59 / April 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fa ushtria shqiptare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për herë të të parë Shqipëria akordoi këtë vitfonde buxhetore për mbrojtjen, në nivelin 2 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke plotësuar kërkesën e NATO-s. Por ky nivel, tashmë nuk do të jetë tavan për investimet, por dysheme. Kjo nënkupton se në vitet në vijim, investimet për mbrojtjen nuk do të bien poshtë nivelit 2 % por madje do t’I afrohen gradualisht nivelit 3 %.

Kjo evidentohet në Planin Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura 2024-2033 (PAZHFA) që do të përbëje edhe një nga dokumentet kryesore në fushën e mbrojtjes.

Ky plan parashikon zhvillimin e kapaciteteve të reja luftarake të cilat sjellin domosdoshmërinë për ndryshim strukture dhe rritje të numrit të personelit.

Në këtë kuadër, struktura e re e Forcave të Armatosura krijon një ndarje të qartë të strukturave luftarake, të mbështetjes së luftimit dhe të mbështetjes me shërbime të luftimit, duke i integruar ato nën komandat e tyre përkatëse, bazuar në natyrën e veçoritë e tyre, si dhe në lehtësinë për t’i përdorur me efikasitet në momentin e kërkuar.

Rritja e numrit të personelit për periudhën 2024 – 2033 do të jetë si vijon:

-në periudhën afatshkurtër do të ruhet numri i personelit aktiv prej 8500 plus 30% shtesë personel rezervist;

-në periudhën afatmesme do të arrihet 9000 personel aktiv dhe do të ruhet numri shtesë i personelit rezervist prej 30%. Rritja e personelit aktiv në periudhën afatmesme vjen si rezultat i zbatimit të disa projekteve në teknologji dhe pajisje

-në periudhën afatgjatë plani ka tendencë të rritjes së numrit të personelit aktiv në 9500, i cili do të mbajë në konsideratë zhvillimin e një studimi të kategorive të personelit, ndërsa numri i personelit rezervist do të caktohet në varësi të vlerësimeve periodike.

Kjo periudhë do të karakterizohet nga kompletimi dhe vënia në eficiencë e pajisjeve dhe sistemeve moderne.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.