Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

DOKUMENTET/ Ideja e Briand për federatë evropiane në vitet ’20 dhe përfshirja e Shqipërisë

09:12 / May 11, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
briand aristidi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përpjekjet për krijimin e një federate evropiane janë që para Luftës së Dytë Botërore. Ishte shefi i diplomacisë franceze Aristid Briand, i cili duke parë rrezikun bolshevik në rritje në lindje arriti në përfundimin se shtetet evropiane do të mbeteshin paqësore e do të shmangnin luften vetëm në kuadër të një federate evropiane.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka publikuar dokumentet e kohës ku është edhe projekti Briand, i cili mbeti përgjys pas vdekjes së aleatit të tij gjerman dhe largimit të shefit të diplomacisë franceze nga posti. Ajo që bie në sy në këto dokumente është roli mjaft pozitiv i Shqipërisë dhe qasja e saj në projekte evropiane, qofshin këto dhe ekonomike.

Në Asamblenë e 10-të të Lidhjes se Kombeve në v.1929, Briand prezantoi skemën e tij ambicioze për kohën, por të turbullt në formulimin e saj, për krijimin e një Bashkimi Federal Europian, ku do bënin pjesë të gjitha shtetet evropiane anëtare të Lidhjes së Kombeve. Ky organizëm do të kishte karakter ekonomik.

Propozimi francez, i artikuluar ne fjalimin e Briand ne Lidhjen e Kombeve me 5 shtator 1929 u formulua ne 1930 si “Memorandum mbi organizimin e një rregjimi të Bashkimit Federal Evropian”. Ky propozim u mbështet nga Ministri i Jashtëm gjerman Gustav Stresemann në kuadër të një marrëdhënie të re franko-gjermane të ndërtuar në këtë kohë. Qeveria franceze kërkoi zyrtarisht qëndrimin e gjithë shteteve evropiane që përfshiheshin në këtë propozim.

Edhe shteti shqiptar, si anëtar me të drejta të plota në Lidhjen e Kombeve që nga viti 1920, e mori një kërkesë të tille nga qeveria franceze.

briand

Në analizën e bërë nga Ministri i Jashtëm i kohës Rauf Fico, janë interesante argumentat e dhënë në mbështetje të këtij projekti , por edhe koncepti i diplomacisë së kohës për një projekt të tillë në raport me sovranitetin e shteteve anëtare. Kjo analizë përbënte edhe thelbin e përgjigjes zyrtare që qeveria shqiptare i dorëzoi Ministrit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Francës në Tiranë me 15 korrik 1930. Kjo përgjigje iu bashkangjit qëndrimeve të shteteve të tjera evropiane që u bënë publike me 16 korrik 1930. Në mes tjerash, në përgjigjen e qeverisë shqiptare veçojmë “ …..Qeveria shqiptare i ka kushtuar interes të veçantë projektit të qeverisë së Republikës Franceze mbi Bashkimin Federal Evropian, duke besuar që paqja dhe siguria ndërkombëtare, drejt të cilave Bashkimi orientohet, janë kushtet thelbësore dhe të pandashme falë të cilave shtetet dhe sidomos shtetet e vogla mund të zhvillojnë mirëqënien e tyre. Prandaj Qeveria mbretërore është plotësisht e njehësuar me idealin e projektuar nga z.Briand, mbi realizimin e së cilës, duhen krijuar lidhje të reja midis popujve evropiane duke afirmuar atë cka tashmë është krijuar, duke fashitur pakënaqësitë që mbizotërojnë aktualisht në marrëdhëniet ndërkombëtare..”

Në modelin e vendeve të tjera evropiane që kishin mbështetur projektin, qeveria shqiptare me Vendimin nr.735, dt.7.IX.1931, vendosi krijimin edhe të një Komiteti Pan-Evropian në Shqipëri me 4 anëtarë, intelektualë patriotë, personalitete të shkencës dhe jetës shoqërore. Ky Komitet do të ishte pikë kontakti për këtë projekt.

Në kushtet e fillimit të Depresionit Ekonomik, largimit nga jeta të Ministrit te Jashtem gjerman Stresseman, largimit nga posti i Ministrit të Jashtem francez Briand (1932), dy mbështetësit kryesore të idesë, projekti mbeti i parealizuar, ndërkohë Evropa po hynte në trazirat politike që po përgatisnin Luftën e Dytë Botërore.

Të gjitha dokumentet mund t’i lexoni këtu

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump shkarkon drejtorin e sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë, pas defekteve teknologjike në SHBA

10:22 / November 20, 2026

Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri te “Uji i Ftohtë”, përfituar me dokumente të falsifikuara

10:16 / November 20, 2026

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

10:13 / November 20, 2026

Zgjedhjet vendore 2027, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS në Kryeministri

10:09 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.