Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dhurimi i pronave, sa tatim paguajnë shqiptarët?

11:46 / April 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shtepi prona 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trashëgimia apo dhurimi i pronave nga qytetarët shqiptar nga një familjar tek tjetri, kanë bërë që të ardhurat në buxhetin e shtetit nga tatimi i paguar të dyfishohen.  Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve,  në vitin 2023, janë paguar 84.4 milionë lekë në formën e tatimit nga ata individë që kanë bërë dhurime apo kanë lënë trashëgimi, me një rritje prej +116.6 për qind.

Vlera tatimore e paguar gjatë vitit të kaluar, ka qenë në bazë të ligjit të vjetër të tatimit mbi të ardhurat, sipas të cilit përjashtonin nga tatimi dhurimet brenda trungut familjar. Konkretisht, sipas ligjit, të ardhurat e përfituara nga kalimi i së drejtës së pronësisë për banesën dhe/ose truallin, brenda lidhjes gjinore në familje, bashkëshort, bashkëshorte, fëmijë, vetëm një herë ndaj një përfituesi, nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria nuk tatohen. Ndërsa në rastet e tjera norma tatimore e aplikuar është 15 për qind.

Ndërsa ligj i ri për tatimin mbi të ardhurat, i cili ka hyrë në fuqi në Janar të 2024,  përcakton se përjashtohen nga tatimi: dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë ligjorë në rradhë të parë dhe të dytë; dhurimet dhe trashëgimitë të marra nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë të ligjshëm përveç shkallës së parë dhe të dytë, deri në 5 milionë lekë për tatimpagues për pasuritë e paluajtshme, dhe deri në 1 milionë lekë për pasuritë e luajtshme për tatimpagues. Si dhe kalimi i të drejtës së pronësisë trashëgimtarëve ligjorë nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria, kur prona rrjedh nga bashkëpronësia e detyrueshme.

Edhe në këtë rast, përajshtimi nga tatimi bëhet nëse trashëgimtari ose përfituesi i dhuratës provon që sendet e dhuruara ose të trashëguara janë tatuar paraprakisht ose janë raportuar nga i vdekuri ose dhuruesi.  Në rastet e tjera norma tatimore është 15 %”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama në OKB: Inteligjenca Artificiale mund të fabrikojë realitetin! Rreziku më i madh, të bindë njerëzit e gabuar

19:42 / September 25, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Nga politikani te gazetari i njohur, Bledi Mane zbulon banorët e sezonit të ri të “Big Brother VIP”?

12:55 / September 25, 2026

Zgjidhen sot 3 anëtarë të KLGJ, Sadushi për pagat: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën duhet për konsolidimin e drejtësisë

12:30 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.