Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Kumbaro ultimatum prefektëve në prag të sezonit veror: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe

13:37 / April 19, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
plazh 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një takim bashkërendues me prefektët e 12 qarqeve të vendit për masat e sezonit turistik, Ministrja Kumbaro theksoi se Shqipëria duhet të jetë gati me të gjitha forcat në terren për të siguruar më të mirën e shërbimeve dhe infrastrukturës për pushuesit vendas dhe gjithë të huajt që do të zgjedhin këtë vit Shqipërinë.

Në bashkitë që kanë vijë bregdetare, ka përfunduar procesi i ndarjes së stacioneve të plazheve dhe gjithashtu ka kaluar në Këshillin Kombëtar të Territorit vendimi për miratimin e ndërtimit të strukturave të përkohshme të shërbimit ose ato që quhen ndryshe beach-bar.

“Çdo bashki ka marrë listën me subjektet e miratuara, çka i jep mundësinë Agjencisë Kombëtare të Bregdetit të lidhë kontratat definitive dhe subjektet të fillojnë të ndërtojnë beach-baret. IKMT do të jetë në territor për të verifikuar që leja e dhënë për një strukturë të lehtë të çmontueshme të mos kthehet në beton. Janë leje të përkohshme ndërtimi. Iku koha kur fillohej me një barakë dhe përfundohej me një pallat. Këtu nuk do të ketë tolerancë”.

Para një jave, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nxorri për konsultim publik projektligjin për ndryshime në aktivitetet e turizmit detar, me qëllim lehtësimin e procedurave për ushtrimin e veprimtarive në këtë fushë. Operatorët që do të ushtrojnë veprimtari të turizmit detar do t’i nënshtrohen vetëm procesit të certifikimit, pa pasur nevojë të licensohen më parë si operatorë turistikë. Kumbaro nënvizoi që operatorët nuk do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre nëse nuk janë të pajisur me certifikatë nga ministria.

Ndër të tjera, ministrja vuri në dukje se sfida më e madhe këtë vit do të jetë pastërtia dhe menaxhimi i mbetjeve.

“Është detyrë e drejtpërdrejtë e bashkive. Për sa i përket bashkisë Himarë, Sarandë, Vlorë, Rrogozhinë, Kavajë, bashkia Durrës dhe bashkia Shkodër, këtë vit do të jenë pjesë e operacionit “Plazhe të Pastra” ku nga data 15 qershor deri në datën 15 shtator, Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të dublojë, do të dyfishojë kapacitetin e pastrimit me një operator suplementar”.

Kumbaro i bëri të ditur prefektëve që duhet të merren masa për vendosjen e tabelave orientuese për turstët në hyrjet dhe rrugët ndërqytetase, të shpërndahet informacion mbi guidat lokale të certifikuara që ofrojnë shërbimin e tyre në terren dhe në raste zjarresh, përveç shërbimit zjarrëfikës duhet të mobilizohen të gjithë aktorët institucional për t’i shkuar në ndihmë asaj bashkie që po përballet me këtë shqetësim.

Shqipëria priti 10.1 milionë vizitorë të huaj gjatë viti të shkuar dhe për tre muajt e parë të vitit 2024, shifrat flasin për 60% më shumë flukse hyrëse, prandaj mobilizimi, monitorimi i territorit dhe kouminikimi ndërinstitucional janë thelbësore për ecurinë e procesit.

Këshillin Kombëtar të Territorit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026

Kompensimi për arsimin nga DIVA: Tatimet drejt përfundimit të verifikimit për 2 mijë aplikimet e fundit

15:55 / October 23, 2026

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.