Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Vendet e punës që rrezikohen Inteligjenca Artificiale në Europë! Por, po krijon dhe profesione te reja

20:13 / April 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sa më shumë po zhvillohet Inteligjenca Artificiale, aq më shumë po flasim për vendet e punës që do të humbasim, apo ndryshojmë, prej saj.

Megjithatë shumë pak po përmenden profesionet e reja, që do të krijohen në Europë, falë Inteligjencës Artificiale.

“Profesioni i parë është Prompt Menaxher apo Përkthyesit e IA-së. Këta janë individë në kompani që shkruajnë Promt-e dhe ua ndajnë stafeve për të optimizuar punën. P.sh. ti je gazetare, ai thotë këto janë promtet e tua për të shkruar një artikull sa më interesant, në mënyrë që kur të kërkohet në faqen top-channel.tv një material për profesionet e reja që krijon IA-ja, kjo video që ne po realizojmë tani bashkë, të indeksohet dhe të dalë më i shikuari në Google.

Profesion tjetër është Përgjegjës për Etikën në IA. Ata duhet të sigurohen që përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin e rekrutimeve apo apo ndikimi I saj të punonjësit të jetë i ekuilibruar dhe i drejtë.

Automatizimi i Proceseve, Standard Operation Processing, ky profesion do të ndihmojë çdo punonjës që të optimizojë punën e vet.

Një profesion tjetër është IA Prediction Analyzer. Janë individë që do t’i japin parashikime të ndryshme kompanisë, si do të shkojnë financat, të ardhurat, shpenzimet etj.

Trajnues IA, është profesion tjetër i ri. Na duhet p.sh një chatbot për Inteligjencë Artificiale, për Real Estate. Marrim disa agjentë imobiliarë, shkruajnë ata gjithë përvojën e tyre, psh. çfarë i shkruhet klientit kur pyet për diçka, si është kontrata e shitjes, kontrata e qirasë, etj. Këta profesionistë të rinj krijojnë këto chatbot-e që bizneset të reagojnë më shpejt, sikur të kishin një agjent imobiliar në staf.

Në Shqipëri këto profesione, duke qenë se ne kemi një popullsi të vogël, IA, do ta ndihmonte një shtet të vogël, që nëse do të kërkonte 50 veta staf për 1 punë, tashmë do të duhen 10 veta. Në Shqipëri këta 10 veta edhe është vështirë të gjenden, por që nëpërmjet IA-së këta njerëz do të punonin sikur të ishin 50‘, shpjegon eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi.

europe inteligjenca artificiale profesione
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

iPhone 18 Pro dhe Pro Max me problem të pazakontë

21:00 / October 5, 2026

OpenAI anulon lançimin e modelit të ri për shkak të shqetësimeve për sigurinë

10:28 / September 29, 2026

“Unë jam i pari!”, kaos jashtë dyqanit Apple për shkak të blerjes së iPhone 18 në Australi

20:00 / September 18, 2026

CEO i OpenAI pranon rreziqet e inteligjencës artificiale: Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë

10:54 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.