Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hapen burgjet në vend, Gjuzi: Po dal invalid. I riu: Dje do flisja me familjen, por ma futën me grusht

14:37 / April 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
burg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nga të burgosurit e burgut të Drenovës, është edhe ky i ri, i cili tha për gazetarët se i kishte mbetur vetëm një muaj nga plotësimi io dënimit. Ai sqaroi se ishte dënuar për një kabull që kishte këputur me qëllim që ta shiste, ndërsa dënimi nga katër vite iu ul nga gjykata në 2 vite.

“U shtyva ta bëja nga gjendja ekonomike, familja më ka lënë që të vogël. Sa i përket kushteve në burg janë të këqija, nëse ha ushqimin aty të zë gjumi. Këta përdorin edhe dhunë. Dje kisha për të dalë në skype për të folur me familjen, na u prish skype ata ma futën me grusht”, tha ai.

Lexo edhe :

Related Posts

  • Captureaa
    ''Lamë shokët prapa'', apeli i të burgosurit në Vlorë: Aman zgjeroni pak amnistinë për ata të SPAK-ut
  • Capture 121
    15 gra lënë qelitë, e sapoliruara: Ishte një sprovë, më shkundi

Kurse Dritan Gjuzi është një nga të burgosurit që doli nga burgu i Shënkollit. Ishte dënuar me 17 vite burg për trafik të lëndëve narkotike. 52 vjeçari nga Tirana u bë invalid në burg dhe para se të largohet përshëndet të gjithë.

Nuk harron të falenderojë Zotin që ia arriti kësaj dite. E motra nga Gjermania ka ardhur për ta marrë e së bashku do shkojnë tek i ati që është i sëmurë. ”Vëllai ka bërë burg në Greqi dhe 9 vite të tjera këtu. Për të njëjtën akuzë është dënuar dy herë pro do merret ai vetë me çështjen”.

1713959183 teburgosur transformed

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja sot ishte në burgun e Rrogozhinës, ku tha se janë rreth 780 të dënuar në të gjithë vendin kanë lënë qelitë pasi kanë përfituar nga amnistia. Ndërkohë, 800 të dënuar të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, burgu i Drenovës në Korçë dhe ai i Shën Kollit në Lezhë janë të mbipopulluar. Ndërkohë, në prag të mbushjes janë edhe disa Institucione të tjerë të Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Veç kostove, amnistia pritet t’i shërbejë edhe lehtësimit të burgjeve në drejtim të kapaciteteve.

amnistia Burg
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.